LSI, maratonë dorëheqjesh, e 13-ta
në listë merr mandatin e deputetes
Dorëheqja nga mandati i deputetit të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në Qarkun e Durrësit, duket se e ka kthyer në një maratonë të vërtetë atë të zëvendësimit me deputetin e radhës.
TIRANE- Dorëheqja nga mandati i deputetit të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në Qarkun e Durrësit, duket se e ka kthyer në një maratonë të vërtetë atë të zëvendësimit me deputetin e radhës.
Respektivisht pas gjobës së ka marrë subjekti i LSI për mosrepsketim të kuotës gjinore në listën shumëemërore për për deputetët në Durrës, mandati i Kokës duhet që ti kalojë një femre.
Kanë qenë plotë 3 kandidate për deputete në listën e LSI që kanë lënë mandatin e fituar, i cili pritet që tashmë mbledhjen e së hënës ti kalojë kandidates Ermira Koçi, e 13-ta në listën shumëemërore të LSI në Durrës. Në fillim mandatin e fitoi Silvana Maskuti, dorëheqja e së cilës e pasoi mandatin e deputetes te Merita Kuçi, dhe më pas përfundoi te Klodjana Pashkaj.
Kuvendi në mbledhjen e së enjtes njoftoi për vakancën e krijuar pas dorëhejqes së kësaj të fundit, e cila pritet që të zëvendësohet me Ermira Koçin. Por edhe kjo pritet që të lërë mandtin e deputetes, mandat që më pas do ti kalojë pasaardhësit në listë nga meshkujt, që është Bujar Derveni. “Rezulton se Lista Shumemërore e LSI në Qarkun e Durrësit nuk i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në nënin 67 te Kodit Zgjedhor, dhe konkretisht nuk plotëson kriterin e gjiinisë, duke mos patur një në tre emrat e parë kandidat nga secila gjini.
KQZ me vendimin nr. 341, datë 11.05.2013 Vendosi sanksionin administrativë gjobë në masën 4 milion lekë ndaj partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në bazë të nenit 175, pika 2 të Kodit Zgjedhor, KQZ në rast vakance të krijuar në mandatet e fituara nga lista shumemërore e LSI, në Zonën Zgjedhore Qarku Durrës duhet të zbatojë dhe sanksionin plotësues, duke zëvendësuar vakancën e krijuar me kandidatin e rradhës nga gjinia më pak e përfaqësuar”, thuhet në relacionin e projketvendimit.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32