TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje partive politike të nisin diskutimet për reformën parlamentare, në mënyrë që më datë 6 gusht bashkë me heqjen e imunitetit të votohet dhe reforma parlamentare, një tjetër kriter i vendosur nga BE për integrimin e Shqipërisë.
"Duke synuar që do të fitohet koha e humbur, inkurajojmë të mbyllen me 6 gusht të dy këto çështje, në mënyrë që në rivlerësimet që bëhen në Europë lidhur me këto çështje në fillim të muajit shtator, Shqipëria t'i ketë përmbyshur këto dy detyrime të kërkuara me insistim nga ndërkombëtarët dhe që pritet me padurim nga vetë shqiptarët, sepse integrimi lidhet drejtpësëdrejti me të ardhmen e tyre", deklaroi Petrit Vasili, nënkryetari i kësaj partie në një konferencë për shtyp të organizuar mesditën e sotme në selinë e LSI-së.
(rd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com