LSI mesazh ministrave: Mos
deklaroni më 'Meta Kryeministër'

LSI mesazh ministrave: Mos<br />deklaroni më 'Meta Kryeministër'
Pas deklaratave të ditëve të fundit të Klajda Gjoshës dhe të Edmond Panaritit për dëshirën që Ilir Meta të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, Petrit Vasili përmes një SMS-je ka kërkuar që mesazhet që duhet të përcillen në publik duhet të jenë vetëm dy; Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi dhe sloganin e LSI 'Një shans për të gjithë'.
 
Petrit Vasili në cilësinë e zv/ kryetarit të LSI u ka dërguar mesazhin ministrave dhe deputetëve të LSI.

"Kryetari do të jetë jashtë vendit për disa ditë. Nuk duhet të ketë shpërqendrim nga ju lidhur me mesazhin politik me deklarime Meta President, Meta Kryeministër, etj.
 
Mesazhet tuaja duhet të përqendrohen në:
1. Dialog për reformën zgjedhore për të mundësuar zgjedhje me standard dhe të pakontestuara si dhe zbatim me këmbëngulje të reformës në drejtësi.
 
2. “Një shans për të gjithë”, secilit sipas fushës së profesionit të tyre
" thuhet në mesazhin e Vasilit.
 
Me mesazhin e shpërndarë për ministrat dhe deputetët, LSI duket se po qetëson ujërat brenda koalicionit, pasi disa nga deputetët e majtë e ka cilësuar si provokim deklaratën e Gjoshës dhe Panaritit ditët e fundit.
mesazhi

Mesazhi i Petrit Vasilit 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP