LSI nuk i bashkohet PD-së për homazhet, Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit  

LSI nuk i bashkohet PD-së për homazhet, Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit  

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i është bashkuar PD-së për të kujtuar 5 majin, Ditën e Dëshmorëve. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike kanë zhvilluar homazhe te monumenti “Nënë Shqipëri”, ndërsa LSI ka bërë homazhe te monumenti i Qemal Stafës.

Homazhet janë kryesuar nga nënkryetari i LSI, Luan Rama, ndërsa kanë marrë pjesë deputetë të kësaj force politike. 

5 maji ditë është ditë krenarie në historinë tonë kombëtare. Nderimi për dëshmorët, është nderim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qemal Stafa mbetet simboli i luftës së një brezi fitimtarësh. Endrra e dëshmorëve për Shqipërinë amanet brez pas brezi.

Luan Rama, nënkryetar i LSI

Nga ana e tij, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh nga monumenti “Nënë Shqipëri” se liria e shqiptarëve sot është e rrezikuar nga diktatura e krimit.  

Sot është dita kur përkulemi para sakrificës më sublime të bijve dhe bijave të Shqipërisë që u flijuan në altarin e lirisë.

Nderojmë sot ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve fashistë. Nderojmë sot ata që dhanë jetën për lirinë kundër persekutorëve komunistë.

Nderojmë sot burrat dhe gratë në uniformë që dhanë jetën për lirinë e çmuar nga krimi dhe tirania e saj. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracisë që u flijuan për liri dhe demokraci.

Dita e sotme është një ditë nderimi është edhe dita për t’i kujtuar njëri –tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë.

Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë shqiptarët sot pa dallime politike është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit, lirinë nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesat private dhe personale të pushtetit. Liria nga tirania e varfërisë, e korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit dhe shpresën e shqiptarëve.

Lulzim Basha, kryetar i PD


Lajmi kryesor:

Dita e Dëshmorëve, Rama, Meta dhe Ruçi bashkë në homazhe për të rënët/FOTO


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja