LSI për listat e hapura, Vasili:
Nuk ulemi me kushte në tryezë

LSI për listat e hapura, Vasili:<br />Nuk ulemi me kushte në tryezë
LSI do të zyrtarizojë dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimin për të reduktuar numrin e ligjvënësve dhe listat e hapura për kandidatët për deputetë. Anëtari i këtij komisioni, kryetari i grupit parlamentar të LSi-së Petrit Vasili, konfirmoi se kjo çështje do të ndjekë rrugë institucionale. Sipas tij këto propozime janë tendencë në mbarë Europën. 

''Ky qëndrim politik është një qëndrim që do ta mbajmë edhe  në Komisionin përkatës të Reformës. Jo gjithmonë çdo ide ka rëndësi se kush është por ose kundër, e rëndësishme është që është një ide positive dhe e shëndetshme dhe a pranohet nga zgjedhësit shqiptarë. Tryeza është një mënyrë ë mirë për të diskutuar për këtë çështje dhe për të gjetur dakortësistë përkatëse'', u shpreh Vasili. 

Vasili u shpreh se listat e hapura janë praktikë evropiane dhe LSI do ti propozojë në Komisionin e Reformës.

Ndërkohë lidhur më kundërshtitë, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, nënkryetari I LSI-së u shpreh se gjithsecili ka opinionet e tij, por nuk do të ulemi me kushte ne tryezë.

Sa i përket çështjes së numrit të deputetëve, deputeti I LSI, pohoi se kjo është një teme që kërkon trajtim më të gjerë.

Sakaq lidhur me zgjedhjen e kreut të KQZ, Petrit Vasili evidentoi se LSI nuk ka preference, mjafton që procesi të jetë i rregullt dhe I paanshëm.

Propozimi për lista të hapura të kandidatëve për deputetë erdhi nga kreu i Kuvendit ditën e premte. Megjithatë hasi në kundërshtimi si të PD-së ashtu të PS-së. Ndërkaq komsioni i reformës synon të ndryshojë ligjin e zgjedhjeve brenda dhjetorit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?