LSI: "Podesta" e qeverisë shqiptare
manipulon deklaratën e Moore

LSI: manipulon deklaratën e Moore">
TIRANE - Kompania e Lobimit “Podesta Group” e kontraktuar nga Qeveria shqiptare ka manipuluar deklaratën zyrtare të Jonathan Moore, Drejtorit për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit. Deklarata zyrtare në faqen e ambasadës amerikane thotë: "Siç Ambasada jonë e ka bërë të qartë, pavarësisht se jemi njohur me disa shqetësime rreth balancës politike pas formimit të koalicionit paraelektoral, ne besojmë se ekzistojnë argumente të fortë ligjorë që vënë në pikëpyetje mënyrën si votoi Parlamenti më 15 Prill".

Ndërsa, “Podesta group” e qeverisë shqiptare e ka kthyer frazën  në favor të mënyrës sesi votoi Kuvendi:  “Ne besojmë së ka argumente të fortë ligjorë për mënyrën se si u votua në Parlament”.

Ky ishte shqetesimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për një çështje në përmasat e skandalit, sipas saj, ndaj ajo ka deklaruar sot se "kemi arsye të forta të besojmë se ky ishte një manipulim i qëllimshëm nga kompania e lobimit për të keqinformuar opinionin publik ndërkombëtar".

Në deklaratën për shtyptë LSI-së thuhet: "Grupi Podesta është në thyerje flagrante të Kodit të Etikës së Ligës Amerikane të Lobistëve e cila flet qartë për sinqeritetin, integritetin, informacionin e pasaktë apo konfliktin e interesit të reflektuar nga kompanitë e lobimit në SHBA gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre komercial në interes të klientelës së tyre private.

Janë thyer disa Nene të Kodit të Etikës dhe ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi ligjshmërinë e aktivitetit të Grupit Podesta në lidhje me obligimet kontraktuale që ka kjo kompani ndaj Republikës së Shqipërisë. Neni i parë flet për sinqeritet dhe integritet, se si një lobit duhet të jetë i sinqertë dhe korrekt në komunikimin me zyrtarë publikë, me persona të tjerë të interesuar dhe duhet gjithmonë informacion të saktë. Neni dy i Kodit të Etikës thotë që aktiviteti i lotimit duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe me ligjet e vendit. Në nenin tre flitet për profesionalizëm: Një lobist duhet të sillet në mënyrë të drejtë profesionale. Në nenin katër flitet për konfliktet e interesit: Një lobist nuk duhet të advokojë një pozicion apo një çështje ka një konflikt interesi dhe përfaqëson interesat e një personi tjetër apo një klienti tjetër. Në nenin nëntë flitet edhe për detyrimin e lobimit kanë ndaj institucioneve qeveritare, qofshin ato në SHBA apo jashtë: Një lobist duhet të sillet në një mënyrë që nuk minon besimin e publikut në procesin demokratik qeveritar, një lobist nuk duhet të sillet në një mënyrë që tregon mungesë respekti për institucionet qeveritare. Mund ta kontrolloni në internet kodin e etikës të Ligës Amerikane të Lobistëve dhe është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur dje.

Përsa i përket konflikt të interesit, kompania e lobimit Podesta paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, në disa raste është angazhuar qëllimisht në përfaqësimin e interesave të ngushta të Partisë Demokratike, duke futur hundët në çështje tërësisht të brendshme të funksionimit të demokracisë shqiptare, duke ndërhyrë në çështje teknike dhe ligjore të institucioneve shqiptare, dhe duke lobuar hapur në interes të kundërt me pavarësinë, integritetin dhe ligjshmërinë e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë siç është rasti i KQZ-ë.

Sot, ndërsa Ekipi i Inteligjencës së Revistës The Economist e cilëson Shqipërinë si një Regjim Hibrid, Kompania e Lobimit Podesta Group punon në të kundërt të interesave të popullit shqiptar dhe kundër interesave të SHBA për forcimin e demokracisë dhe jetës institucionale në Shqipëri.

Ju premtoj se ne si LSI do të ndërmarrim të gjitha hapat politikë, transparentë dhe ligjorë për të komunikuar me autoritetet më të larta të SHBA, Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë, për të vënë në dukje këtë keqpërfaqësim të interesave të shqiptarëve, dhe keqpërdorimin që u bëhet parave të tyre.

Kjo që ka ndodhur është skandaloze, e patolerueshme dhe në konflikt të hapur interesi me kontratën që Grupi Podesta ka me Republikën e Shqipërisë për të përmirësuar imazhin e këtij vendin dhe qytetarëve të tij.

Përse kompania e lobimit nuk mori parasysh dhe të shpërndante informacion mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë ku u fol qartazi për një kurs përplasjeje ku po futet Shqipëria dhe me komunitetin ndërkombëtar? Përse kompania Podesta nuk shpërndau një deklaratë për shtyp ku të vinte në dukje shqetësimet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për pasojat e mundshme të një votimi në parlament dhe pasojat që do të kishte ky votim në besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe besimin e opinionit publik?

Dëshiroj t’i kujtojmë z. Berisha, i cili mban postin e Kryeministrit edhe për disa javë", - thekson LSI-ja, - "se ndërsa ai mendon se mund të përdorë instrumente të dyshimta për dezinformimin e publikut si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj, përmes kompanive të dyshimta të lobimit, ne kemi një kontratë më të fuqishme dhe afatgjatë me të gjithë qytetarët shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit të institucioneve shqiptare dhe për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja