Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka nxituar që të shpallë rezultatin e zgjedhjeve, ende pa u bërë numërimi i votave. Kryemadhi tha nga selia e LSI-së se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate. Kryemadhi shtoi më tej se këtë proces duhet ta çojmë deri në fund dhe të numërohet çdo votë.
‘Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.
Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund. I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.’- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.
‘Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund.
Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.
I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.
Prandaj, të dashur miq, u bëj thirrje të gjithë miqve, të gjithë simpatizantëve, të gjithë suportuesve të opozitës, të LSI-së, të Partisë Demokratike, të të gjithë aleatëve dhe të frontit të bashkuar, të vazhdojmë për ta çuar deri në fund këtë proces, me qetësi, pa u provokuar, pa dëgjuar edhe exit-poll-et e fundit të televizioneve të cilat po fillojnë dhe po marrin paratë e fundit dhe gjobën e fundit nga Rilindja, e cila po ikën.
Prandaj të jemi të jemi të kujdesshëm, ta çojmë deri në fund procesin, të ruajmë qetësinë, ta ndjekim hap pas hapi dhe mos harroni: Opozita ka në kutitë që qytetarët shqiptarë kanë votuar 85 deri në 90 mandate.
Jua them me bindje të plotë dhe jam e bindur që kjo është një nga ditët më të rëndësishme që i ka dhënë fund tranzicionit shqiptar.
Zoti ju ruajt, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti ju dhëntë forcë. Ta çojmë deri në fund dhe ta mbyllim këtë proces për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dhe opozita janë më evropianë se evropianët.'- tha Kryemadhi.
Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit.
Posted by Monika Kryemadhi on Sunday, April 25, 2021
Kryetarja e LSI-së Monika KryEmadhi ka reaguar pas përfundimit të procesit zyrtar të numërimit.
‘Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit.’- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar deri tani të dalin të japin votën e tyre në këto pak minuta që kanë mbetur.
"Edhe 43 minuta na ndajë nga mbyllja e kutive të votimit. Të gjithë ju gra e vajza lërini punët e shtëpisë e dilni votoni. Për të gjithë ju burra që luftoni për të mbajtur familjet tuaja drejtojuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju gjyshër shkoni votoni. Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja por dhe një votë është e domosdoshme për ta çuar edhe më shpejt Shqipërinë në Europë. Ftoj skeptikët që nuk besojnë tek institucioni i votës në këto minuta që kanë mbetur të drejtohen me vrap te qendra e votimit. Falenderoj të gjithë ata të rinj që kanë pasur një pjesëmarrje të madhe ne votime dhe duan të sjellin ndryshimin për vendin dhe sot përfundimisht vota juaj sjell drejtimin e Shqipërisë drejt Europës", tha Kryemadhi.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim procesi i votimit është duke ecur shumë mirë dhe i qetë. Nga Selia e LSI nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili ka bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.
"Kemi kënaqësinë të pohojmë që kemi një proces të gjerë, i cili ka filluar pozitivisht dhe i qetë në të gjithë vendin dhe kështu duhet të vazhdojë. Gjithashtu pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesi i tyre është i lartë dhe kështu duhet të jetë deri në minutën e fundit të mbylljes së qendrave të votimit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë gjerësisht në këtë votim. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Çdolloj problemi dh çdolloj çështjeje është zgjidhur.
Unë kam kënaqësinë t’ju njofton që të gjithë administratorët e LSI anembanë vendit janë në krye të detyrës dhe po e kryejnë atë më së miri dhe ashtu do ta kryejnë deri në minutën e fundit të mbylljes së këtij procesi, por edhe deri në numërimin e votës së fundit. Ne do të informojmë opinionin publik që edhe ndonjë problem i informuar gabim lidhur me një qendër votimi në Elbasan ishte një problem që nuk kishte lidhje me LSI-në apo me ndonjë gjë tjetër, ishin thjesht burokraci të momentit që nuk kishin lidhje me të, por me administrimin nga qendra e votimit.
Në këtë mënyrë i bëj një thirrje të gjitha KZAZ-ve që të jenë sa më të shpejta për marrjen e vendimeve për çështje të vogla, sepse fluksi i madh i qytetarëve nuk mund të presë. Vërtet po përjetojmë një ditë të shkëlqyer dhe interesi i qytetarëve është vërtet impresionues. Kështu duhet të vazhdojë dhe ne i bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të votojnë gjerësisht, sepse patjetër sot është një ditë e mrekullueshme, është një ditë e mirë dhe kështu duhet të përfundojë. Dhe kjo maturi, kjo qetësi që po karakterizon procesin dhe ky optimizëm është sigurisht një ogur i mirë për zgjedhjet, për përfundimin e tyre por edhe për rezultatin e tyre", tha ai.
Hahahahahahahahahaha ooooo sa kom qesh me kte sharabajgen
PërgjigjuMe ne fund populli shqiptar me nje votim shembullor nxori nga skena politike sektin hajduto naziskin te Nafije dybekut turikalit te leshitlikes , shqiperia shpetoi nga ky kancer i politikes shqiptare qe vodhi shqiptaret per 8 vjet me Sali berishen. Kejdi dhembcakallja,,Floida surrstufoja, Erisa hundpinokja ne koshin e plehrave te shqiperise
PërgjigjuMegjithë hajdarin tim po i morre 5 mandate je e para o shuruthullë..
PërgjigjuHahahahahaaha, filloi me shfaqen kjo humoristja, osht tu bo konkurrence tforte portokallise. Ti mi shoqa Mona po i bone 3 deputete do jesh me e nerumja
PërgjigjuKeshtu te del bilanci i pakesimit te thaseve me para moj hajdute? D.m.th.28×100000=2800000×50000=14000000000 leke. Cfare jane per hajdutet kaq leke, per dy muaj ne qeveri zhvasni 2 fishin. Mos qofte thene te fitoni kaq mandate o plehra.
PërgjigjuAsnje vote per Kejdi dhembcakallen e Nafije dybekut turikalit te leshitlikes. Nafije dybeky per skrap
Përgjigju