Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaci ka postuar një video, një ditë para protestës së lajmëruar te opozites para Kuvendit. Sipas saj kjo është mënyra se si do të mbrohen protestuesit nga lëndët helmuese të Edi Ramës.

"Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës", shkruan Kërpaci.

Ditën e nesëme është njoftuar protesta e opozitës, ne te njejten kohe kur Kuvendi do te mbaje seancë plenare. Drejtuesit e opozitës kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo javë përpara parlamentit, ndërkohë që kryedemokrati Basha ka njoftuar se në datë 16 Mars do mbahet një tjetër protestë e cilësuar si protestë kombëtare.