LSI: Rikonfigurimi i KQZ
është e papranueshme

LSI: Rikonfigurimi i KQZ <br />është e papranueshme
TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste Ylli Manjani e ka cilësuar si të papajtueshme me ligjin kërkesën e Partisë Republikane dhe të Partisë Demokratike për rikonfigurim të KQZ-së pas largimit të LSI-së nga qeveria.

“PR dhe PD kanë papajtueshmëri në atë që kërkojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndërtuar mbi bazën e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike nuk kanë asnjë punë me axhendën e këtij institucioni, aq më pak me anëtarët e tij të cilët mbrohen me ligj. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë emëruar në bazë të Kodit Zgjedhor dhe shkarkohen për arsye të ndryshme që janë në nenin 18 të këtij kodi dhe tregohet se si shkarkohen dhe kur shkarkohen. Pra është një çështje tërësisht institucionale dhe juridike dhe nuk ka punë fare politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Politikisht mund t’ju them që Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “- tha Manjani.

Ai shtoi se “tendenca për të politizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe aq më keq tendenca për ta ndryshuar përbërjen e këtij institucioni është pa diskutim një standard i cenuar i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është një koment që vjen në mënyrë të natyrshme sepse Komisioni Qendror të Zgjedhjeve funksionon mbi bazën e Kodit Zgjedhor konsensual dhe si i tillë partitë politike duhet vetëm të zbatojnë këtë kod. Do të ketë kohë për debate politike kur të ndërtohen komisionet e nivelit të dytë dhe më poshtë dhe aty do të shikohet se si do të jenë konfiguracionet politike. Tashmë e kemi një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “- tha Manjani.

LSI shprehu mbështetjen edhe për paketën e propozuar nga Banka e Shqipërisë e cila përmban një grup propozimesh, që i vlerësohen të domosdoshme në drejtim të stabilitetit të sistemit bankar, në drejtim të garantimit të depozitave të popullatës, të reduktimit të kredive të këqija, e si rrjedhojë në drejtim të gjallërimit për rilindjen e ekonomisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë