Zëvendës kryetari i LSI Luan Rama në një konferencë për mediat ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar tek redaksia e gazetës 'Koha Jonë' ku policia ushtroi një kontroll në ambientet e saj teksa shoqëroi edhe botuesin Nikollë Lesi i cili më pas u la i lirë.
Rama u shpreh se LSI solidarizohet me stafin e gazetës dhe i bëri thirrje kryeministrit të distancohet nga arroganca duke kërkuar edhe dënim të autorëve që sipas tij kanë dhunuar fjalën e lirë.
"Arrogancë e pushtetit ndaj lirisë së fjalës. Në emër të LSI jam këtu për t'u solidarizuar me të gjithë punonjësit dhe pronarin e gazetës 'Koha Joëi duke u siguruar mbështetjen e LSI.Denoncoj dhunën shtetërsore ushtruar ndaj pronarit dhe disa punonjësve si shprehja me domethënëse e fyese e pushtetit aktual, arbitrariteti dhe arroganca ndaj kujtdo është e shëmtuar, por arroganca ndaj shtypit është kriminale.
Veprimi i policisë është në kundërshtim me ligjin.I bëj thirrje kryeministrit jo vetëm të distancohet por të marrë masat për të ndëshkuar autorët. Prokuroria të marr në mbrojtje të drejtën për informim. Cdo pushtet që ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi shtypin ka humbur.
Referuar edhe përvojës që na jep historia ftoj kryeministrin të distancohet dhe të dënohen ata të kanë ushtruar dhunë arrogancë ndaj gazetës Koha Jonë. Kjo nuk është dhunë vetëm ndaj kësaj media por është dhunë ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë" u shpreh Rama.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com