LSI sulmon Veliajn: Qytetar bastard, kërkon të shkatërrojë Teatrin Kombëtar

LSI sulmon Veliajn: Qytetar bastard, kërkon të shkatërrojë Teatrin Kombëtar

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe Krytare e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vendimet që pritet të merret në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Përmes një postimi në facebook Vasili shkruan se vandalët e qeverisë dhe të bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar. Sipas Vasilit qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.

Vandalet e qeverisë dhe të bashkisë shkaterrojnë Teatrin Kombëtar. Qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar. Askush nuk mund te preke vlerat kombëtare të teatrit të lartësuara nga talenti i jashtëzakonshëm, djersa mundi i brezave të tërë aktorësh e regjisorësh. Mijëra qytetarë në dhjetëra vjet janë bërë më të mirë falë teatrit kombëtar. Këta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkisë janë turpi i këtij qyteti, ata dhe kushdo që do të votojë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Damka e antiqytetarisë së Tiranës nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado ka sqaruar sot se asnjë prej projektvendimeve që ishin në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka të bëjë dhe nuk trajton çështjen e truallit të Teatrit Kombëtar. Duke folur para këshilltarëve, ai në cilësinë edhe të një prej përfaqësuesve që vjen nga fusha e artit, ka bërë të ditur se vendimi Nr.7- të së cilës i referohen artistët dhe përfaqësuesit e opozitës nuk prek Teatrin Kombëtar./Tema/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 26/04/2018 19:02

    A KA MË BASTARDE SE TY MI B .TI SHIF KË KE NË KRAH DERRIN MAÇ KLYSHIN E MANUSH M* MYFTIUT PETRIT VASIL QELBËSIRA NJERI PA DINJITET NJË SURUGATO

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 26/04/2018 17:04

    Vasiliqia! Bufi i pulave akuzon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri