LSI voton për kryetarin, Meta: Për
koalicionin vendosim pas zgjedhjeve

LSI voton për kryetarin, Meta: Për<br />koalicionin vendosim pas zgjedhjeve
TIRANE -  50 mijë anëtarë të LSI-së zgjedhin këtë të djelë kryetarin e partisë dhe delegatët që do t’i përfaqësojnë në Konventë Zgjedhore.  Rritja e anëtarësisë për kryetarin aktual Meta përkthehet në më shumë deputetë dhe LSI më të fuqishme pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Pasi themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim, 12 vjet më parë, Meta pret konfirmimin e tretë në krye të partisë , në një kohë kur në garë janë dhe Shezai Rrokaj dhe deputeti Përparim Spahiu. Dy rivalët kanë kërkuar shpesh herë gjatë fushatës një rol më të madh të LSI-së në qeverisje dhe koalicionin me PS. Por Meta ka vendosur që fatin e kësaj marrëdhënie t’ia besojë verdiktit të strukturave të partisë.

Datat 3 -4 dhjetor LSI do mbajë konventën zgjedhore. Të drejtën e votës në këtë strukturë do ta kenë rreth 3000 delegatë, 2500 të përzgjedhur gjatë kësaj të djele, ku 60% janë gra dhe të rinj dhe pjesa tjetër delegatët 'ex oficion' si deputetët, kryebashkiakët, anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI-së në rrethe. Gjatë konventës do të zgjidhet Këshilli ri Drejtues Kombëtar, Kryesia e partisë dhe do të miratohen gjithashtu platforma dhe statute ri i LSI-së.

Zgjedhjet për kryetarin e LSI-së

Ora 22:40 Silva Caka: Përfundon votimi, nis numërimi
Votimet për zgjedhjen e Kryetarit dhe delagatëve të Konventës së LSI kanë përfunduar orët e vona të mbrëmjes të së dielës. Në një komunikim me mediat Deputetja Silva tha se kanë votuar 42,370 anëtarë ose 84.29%. Ajo tha se menjëherë pas përfundimit të votimeve ka nisur numërimi i votave për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjitha qendrat e numërimit.



Ora 19:30, Silva Caka: Mbyllet votimi në tetë qarqe
Deputetja e LSI-së, Silva Caka u shpreh gjatë një dalje për mediat tha se procesi i votimit të kandidatëve për Kryetar dhe njëkohësisht për delegatë të Konventës Kombëtare Zgjedhore, ka përfunduar dhe është mbyllur në tetë qarqe si më poshtë:
1.    Kukës;
2.    Dibër;
3.    Elbasan; 
4.    Gjirokastër; 
5.    Berat; 
6.    Durrës; 
7.    Vlorë; 
8.    Fier;

si dhe në këto bashki:

1.    Malësi e Madhe;
2.    Pukë;
3.    Vorë;
4.    Kavajë;
5.    Rrogozhinë;
6.    Fushë Arrëz;
7.    Mirditë;
8.    Kurbin;
9.    Pogradec;
10.    Selenicë;
11.    Shkodër; 
12.    Vau i Dejës.

"Në Bashkinë Tiranë ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë njësitë administrative ish-komuna si dhe në Njësitë Administrative nr. 1, 3, 6 dhe 7.
Tashmë, ka filluar procesi i dorëzimit të kutive të votimit pranë vendeve të numërimit të votave dhe pas dorëzimit të të gjitha kutive të votimit, do të fillojë menjëherë procesi i numërimit të votave. 

Ndërkohë, në qendrat e tjera të votimit, ku procesi i votimit vazhdon për shkak të radhëve të gjata, kemi orientuar të gjithë komisionerët dhe komisionet zonale që procesi i votimit të vazhdojë duke lejuar të votojnë të gjithë zgjedhësit e regjistruar në listat e votimit, që janë të pranishëm aktualisht në këto qendra.

Gjithashtu, do të doja që ta shfrytëzoja këtë konferencë edhe për t’ju njoftuar se në zbatim të detyrimeve tona statutore, në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është publikuar kostoja e gjithë procesit zgjedhor, duke përfshirë gjithë zërat respektivë"
, tha deputetja e LSI, Silva Caka.

Ora 18:10 KQZ pranë LSI shtyn orarin e mbylljes së votimeve

Ora 17:25 Luan Rama: Pjesëmarrja 80%, pas 2 orësh publikojmë koston e zgjedhjeve 
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar dhe për delegatë të LSI-së, është rreth 80%, ndërsa theksoi se 2 orë pas mbylljes së procesit, do publikohet kostoja e zgjedhjeve në LSI.
 
"Shifra e pjesëmarrësve në votime është rreth 80%. Siç e shihni këtu, në selinë e LSI, edhe në zyrat e tjera ka prezencë të madhe për të votuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton edhe mundësinë e zgjatjes së orarit për të lejuar votimin e të gjithë atyre që janë në qendrat e votimit edhe përtej orës 18:00. Pas 2 orësh publikojmë koston e zgjedhjeve në LSI", theksoi Luan Rama.
 
Rama tha se pas mbylljes së qendrave të votimit, do të nisë numërimi i votave për kryetarin e LSI-së. Sipas tij, numërimi i votave për delegatët do të zgjasë në kohë, pasi nga këto zgjedhje do të zgjidhen 2400 delegatë për Konventën e LSI-së në dhjetor.
 
"Për delegatë do të zgjasë pak procesi pasi do të zgjidhen 2400 delegatë. Për të formuar kështu trupën, forumin më të lartë vendimmarrës për të çelë Konventën e LSI-së në fillim të dhjetorit. Në dhjetor, Konventa e LSI-së do të bëjë të mundur ndryshimin e statutit. Do miratohet dhe platforma për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2017-ës". 

Ora 14:00 - Procesi zgjedhor në Berat
Edhe në Berat procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 si në të gjitha qytetet e tjera të vendit. Deri në mesditë kanë votuar rreth 25%  e anëtarëve të LSI-së. Për Bashkinë e Beratit në lista janë mbi 2000 anëtarë  dhe pavarësisht dyndjes së votuesve procesi po vazhdon normalisht.

Nasip Naço tha se ky proces është një sukses për pjesëmarrjen dhe për mënyrën e procesit të votimit në 26 njësi administrative në të gjithë qarkun e Beratit.

"Pjesëmarrja në votim tregon qartë ambicien tonë për zgjedhjet e 2017-ës, ku do të jemi forcë e parë politike. Ky nuk është pretendim i kotë, pasi dihet që në qarkun e Beratit rritja jonë nga 2009 deri në 2013 ka qenë me 50% .Ne kërkojmë që të rritemi akoma më shumë, duke parë anëtarët dhe simpantizantët tanë dhe ne e themi me plot bindjen që rezultati për 2017 do jetë spektakolar"- deklaroi Naço.

Ora 11:37 - Meta voton në selinë e partisë: Sa më e fuqishme LSI-ja, aq më e sigurtë Shqipëria
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka votuar në selinë e LSI-së rreth orës 11:35. Meta qëndroi për disa minuta në vendin e votimit dhe në përfundim deklaroi përpara mediave se u vonua pak, pasi u mendua gjatë kryesisht për të rinjtë e LRI-së, pasi nuk donte të skualifikonte asnjërin prej tyre.

Kreu i LSI-së theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor brenda partisë duke thënë se ky proces është një angazhim për ta çuar LSI-në në një stad më të ri.
I pyetur nëse do ketë ndonjë surprizë për sa i përket emrit të kreut të ri të LSI, Meta tha se i rëndësishëm është procesi.

"U  vonova pak, u mendova shumë sepse nuk doja të hiqja asnjë emër tek lista e delegatëve të LRI-së por u detyrova të hiqja disa. Edhe tek e grave pak a shumë, por tek e para u vonova më shumë. Eshtë një proces pozitiv, do çlirojë energji shumë të mëdha brenda LSI.

Eshtë një angazhim për ta çuar LSI-në në një stad më të ri, përmes kësaj pjesëmarrje, përmes kësaj vote, përmes kësaj atmosfere do të thosha, me qëllim të përbashkët që LSI të ketë në lartësinë e duhur për të patur një vizion edhe më të plotë për të ardhmen e vendit, por njëkohësisht edhe një organizim shumë më të mirë, për të realizuar këtë vizion. Gara është ajo që keni parë dhe që do të shohim deri në fund të procesit. shpresoj që të jetë një moment i ri i garave më të rëndësishme. për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit, dhe shkalla e pjesëmarrjes.

KQZ do jetë në çdo qendër votimi. Për mua më e rëndësishmja sot është që LSI të tregojë një shkallë të lartë motivimi prandaj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë proces. Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizim i LSI. Sa me ë fuqishme të jetë LSI aq më e qetë aq më e sigurt është Shqipëria dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë
."- deklaroi Meta.

I pyetur për vijimin e koalicionit qeverisës, Meta u përgjigj:  "Duhet të përfundojnë zgjedhjet, sot proces i rëndësishëm është zgjedhja e delegatëve që do zgjedhin forumet e reja të LSI-së , që do të përcaktojnë axhendën e LSI-së. Ne vazhdojmë të jemi në koalicion". 

[gallery]19509[/gallery]





Ora 11:00- Kukës votojnë 50% e anëtarëve
Pjesëmarrja në votimet për kryetarin dhe delegatët e LSI-së ka ecur me ritme mjaft të shpejta në Kukës, ku deri në orën 11:00 kanë votuar 50% e anëtarëve. Në Kukës janë thirrur për të votuar 700 anëtare. Edhe në Has dhe në Tropojë procesi i votimit po vijon normalisht dhe pjesëmarrja është e kënaqshme

Ora 10:30 Votojnë Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj
Kandidati për kryetar i LSI-së Përparim Spahiu votoi në Dibër mëngjesin e sotëm, ku deklaroi se ky është një proces për një LSI më të mirë. 

"Unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe hallet e njerëzve dhe i zgjidh ato. Unë besoj fort q ë LSI është e para dhe do të jetë e para. Falenderoj gjithë anëtarësinë e LSI për një proces fantastik zgjedhor që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri"- deklaroi Spahiu.
 
Kandidati Shezai Rrokaj deklaroi për mediat se të gjithë anëtarët duhet ta shprehin me votën e lirë mendimin e tyre, pavarësisht se cila kandidaturë fiton.

"Në fund të fundit dalin të fituar të gjithë. E rëndësishme është që alternativat ti shërbejnë forcës politike, në mënyrë që LSI-ja të bëjë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Pastaj konceptet e koalicioneve vendosen mbi baza platformash  të cilat duhet të jenë parazgjedhore. Këto i vendosin strukturat e partisë."- deklaroi Rrokaj. 




Ora 10:00 - Vasili voton në selinë e LSI: Standardi një anëtar një votë i pandryshuar
Pasi ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili  tha se procesi po ecën në mënyrë të shkëlqyer në të gjithë territorin e vendit.

Vasili u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së të bëhen pjesë e procesit për zgjedhjen e kryetarit, duke theksuar se prej 12 vjetësh, LSI zhvillon zgjedhjet me parimin 1 anëtar një votë.

"Jam shumë i lumtur që pas 12 vjetësh të themelimit të LSI, standardi për të zgjedhur me parimin 1 anëtar 1 votë vazhdon të jetë një princip. U  bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI-së të marrin pjese në zgjedhje, për të shprehur atë mendim shumë të gjallë politik që u shpreh gjatë të gjithë fushatës. Sot është një ditë e veçantë për LSI-në ashtu siç kanë qenë të veçanta edhe zgjedhjet . Në këto zgjedhje ne kemi konkurruar me lista të ndara, ku kuotat e LRI, Lëvizjes së Gruas dhe LSI janë nga 1/3. I uroj sukseset me të mira LSI në këtë proces të shkëlqyer."- deklaroi Vasili.

[gallery]19508[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!