Kryeministri Hashim Thaçi, ministri Krasniqi dhe Fadil Vokrri kanë prerë shiritin e përurimit të përfundimit të punimeve në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Në fjalën e tij, Thaçi teksa u shpreh i bindur për fitoren e ekipit Kombëtar në ndeshjen e parë përballë Haitit, deklaroi se”Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të investojë në futboll edhe në rinovimin e stadiumeve në Kosovë.
Pres që të mërkurën në ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Haitit të kemi edhe festë. U ndava i impresionuar me ndryshimet e bëra në këtë stadium, nga një investim prej rreth 740 mijë euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës .
Qeveria ka investuar miliona euro në infrastrukturën sportive, me theks në stadiume. Dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar deri të kjo ditë, Ministrin e Sportit, Krasniqi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit Fadil Vokrri për punën e jashtëzakonshme në internacionalizimin e sportit kosovar, në krijimin e mundësive për të zhvilluar ndeshjet e para ndërkombëtare për Kosovën, si një njeri që i ka dhënë shumë futbollit kosovar” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com