Zhurmat që ngjasonin me shpërthime të fuqishme, u shkaktuan si pasojë e shpejtësisë së fluturimit të avionëve ushtarakë italiane në lartësi të ulëta, dhe në gjuhën teknike njihen si "boom sonic".
Autoritetet ajrore italiane janë vënë në alarm pasi një avion civil gjerman i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinentit afrikan humbi për disa momente kontaktin me qendrat e kontrollit ajror. Mospërgjigja e këtij avioni, kur ai ndodhej në afërsi të hapsirës ajrore shqiptare, vuri në gatishmëri një ndër bazat NATO, prej të cilës u ngrit në ndjekje një çift avionesh luftarakë F16.
“A1 Report” mëson se pas humbjes së kontaktit autoritetet arritën të vendosnin komunikimin me avionin gjerman dhe më pas duke e shoqëruar për 10 minuta avionin në fjalë, deri në 8 milje në jug të kufirit Shqiptar me Greqinë. Avioni civil siç mund të dallohet edhe në foton e mëposhtëme ka ndryshuar edhe trajektoren e fluturimit (mbi Durrës) pas vendosjes së komunikimit për të shkuar në destinacion.

(Pamje satelitore të Avionit Gjerman, në rreth momenti i devijimit të trajektores së Avionit.)
(Video e cila tregon devijimin e avionit gjerman)
E gjithë ngjarja që fillimisht u dyshua si shpërthim, ka ndodhur në det, rreth 20 milje nga qyteti i Durrësit.
Zhurma që erdhi nga efekti i avionëve u dëgjua edhe në kryeqytet dhe në gjithë zonën e Durrësit. Zhurma të tilla që ngjasojnë me shpërthimet, janë ndier edhe më parë në vendin tonë, veçanërisht gjatë bombardime të NATO-s në Kosovë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në një reagim publik në lidhje me këtë ngjarje, sqaron opinionin publik, duke theksuar se nuk ka patur asnjë lloj shpërthimi. Ministria nënvizon se nuk është shënuar asnjë lloj incidenti apo shpërthimi në hapësirën shqiptare. Por kjo është një zhurmë që shkaktohet nga avionët ushtarakë “super sonic”.
Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Një avion boing komercial i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinentit Afrikan humbi për disa momente kontaktin me qëndrat e kontrollit ajror.
Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Shqiperia është palë, vendet fqinjë anëtare të NATO-s bëjnë policimin ajror të territorit të Republikës së Shqiperisë. Mospërgjigja e këtij avioni, kur ai ndodhej në afërsi të hapsirës ajrore shqiptare, vuri në gatishmëri një ndër bazat NATO, prej të cilës u ngrit në ndjekje një çift avionesh luftarakë F16. Avionet luftarakë eskortuan për 10 minuta avionin në fjalë, deri në 8 milje në jug të kufirit Shqiptar me Greqinë. Avionët F16, gjatë kësaj manovre, megjithëse mbi ujëra ndërkombëtare rreth 20 milje larg bregdetit shqiptar, për shkak të shpejtësisë mbi kufirin zanor kanë krijuar “boom-in” sonik, të konsideruar nga banorët si shpërthim.
I sigurojmë qytetarët shqiptarë se kjo është një proçedurë e ndjekur me përgjegjsi të lartë nga autoritetet shqiptare dhe forcat e Aleancës.
Çfarë është "Boom Sonic" dhe nga se shkaktohet.
“Sonic Boom” është emërtimi shkencor i një fenomeni thjesht të zhurmshëm. Në terma të hjeshtë shkencorë mund të thuhet se “sonic boom” është tronditja e valëve zanore që shkaktohet kur një objekt udhëton përmes ajërit duke kaluar shpejtësinë e zërit. “Sonic brom”, si fenomen, gjeneron një sasi të madhe energjie zanore që veshi i njeriut e percepton si një shpërthim të fuqishëm.
