‘CEZ’, Shkëlzeni 300 mijë € cash
në vitin kur Kalaj mori 7 mln €

‘CEZ’, Shkëlzeni 300 mijë € cash<br />në vitin kur Kalaj mori 7 mln €
Vitin që Nuel Kalaj, i akuzuar si sekseri i marrëveshjes mes qeverisë “Berisha” dhe çekëve për privatizimin e OSSH, mori 7 milionë euro nga CEZ, me çantë, në një bankë të nivelit të dytë, llogaritë bankare të Shkëlzen Berishës janë shtuar me mbi 300 mijë euro. Rastësi apo jo, fjala e fundit u mbetet organeve ligjzbatuese, por pas tërheqjeve të parave nga Nuel Kalaj, i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar shuma të mëdha të ardhurash dhe blerje pasurish të paluajtshme. Gjatë dy viteve të mëvonshme, pra gjatë 2009-2010, Shkëlzen Berisha ka deklaruar rreth 600 mijë euro shtesa në llogari. Po gjatë vitit 2009, Shkëlzen Berisha ka blerë një makinë 18 mijë euro, ndërsa në vitin 2012 ka blerë një tjetër makinë, me vlerë 85 mijë euro. Në vitin 2013 ka blerë një apartament me sipërfaqe 198 m2 dhe parkingu, tek ETC në Tiranë, me vlerë 346 mijë euro. Për të mbuluar shpenzime të tilla, i biri i kryeministrit, herë pas here, ka marrë kredi. Kredinë më të madhe e ka marrë në vlerën 277 mijë euro.

Referuar deklaratës së pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë vitit 2009, vit që përkon me transaksionet dyshimta të shtetasit Nuel Kalaj, Shkëlzen Berisha deklaron se ka fituar 308.599 euro. I biri i kryeministrit thotë se paratë e deklaruara burojnë nga aktiviteti i tij privat në fushën e pasurive të paluajtshme, por edhe nga konsulenca e tij ligjore. Po ashtu, një vit më vonë, pra në vitin 2010, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar një shtesë prej 130 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank. Po gjatë vitit 2010, Shkëlzeni ka deklaruar edhe 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe 3 632 528 lekë si konsulent juridik. Pra, qindra mijëra euro në vit, vilat dhe apartamentet, i biri i ish-kryeministrit ua atribuon aftësive të tij si jurist. Ndërkaq, një e-mail ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flet për lidhje mes Shkëlzen Berishës dhe shtetasit kosovar, Nuel Kalaj. Si Shkëlzeni, ashtu edhe Kalaj, kanë mohuar që të kanë lidhje dhe njohje me njëri-tjetrin, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.  

Para rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, Partia Socialiste, ka ngritur dyshime të forta mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhura të Shkëlzen Berishës. Asokohe, Partia Socialiste, u kërkoi organeve kompetentet të hetonin rrugët e pasurimit të Shkëlzen Berishës, duke konstatuar paradokse në deklaratat e pasurisë. “Vetëm në një vit të vetëm, 2009, Shkëlzen Berisha ka deklaruar rritje të depozitave dhe llogarive bankare me 310 mijë Euro (sepse ky punon me Euro) ndërsa të ardhurat e tij të deklaruara ishin më pak se 210 mijë Euro. Ja edhe një shkelje tjetër dhe dyshime, se nga ka ardhur kjo diferencë e “vogël” prej 100 mijë Eurosh??”, pretendonte PS.
 
Pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
 
Pasuria për vitin 2015
Të ardhura nga Konsulenca Juridike 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi 759 789 lekë.
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro.
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro.
Pakësuar një llogari me 156 euro.
Shtuar një llogari bankare me 6 408 euro.
Shtuar llogari 996 400 lekë.
Pakësuar një llogari në euro me 8 308 euro.
Llogari e re me 96 574 euro.
Shlyer 29 154 euro detyrim kredi për blerje apartamenti, mbetur 254 005 euro.
Shlyer 12 912 euro kredi blerje makine.
Detyrim ndaj personi të tretë vlera 18 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2014

Të ardhura nga rroga nga "Albanian Legal Company", 1 266 628 lekë.
Të ardhura nga dividenti nga "Albanian Legal Company", 954 068 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 17 673 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 46 932,75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 156 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 621 719 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 1 279,66 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
Kredi bankare 277 200 euro.
Detyrim huaje 34 222 euro.
 
Pasuria për vitin 2013

Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, 346 500 euro.
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Marrje kredie me vlerë 277 200 euro për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 796 euro për kredi.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 673 euro për kredi për blerje automjeti.
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
 
Pasuria për vitin 2012
Të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë.
Kredie 55 000 euro për blerje automjeti.
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro.
Pagesë detyrimi 3 228 euro për kredi bankare për blerje automjeti.
Pagesë detyrimi 12 000 euro për marrje me qira të një banese në Farkë.
 
Pasuria për 2011
Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro.
Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK.
Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë.
Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2010
Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro.
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro.
Pakësuar  llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK.
Llogari në Bankën Credins 462 371.
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë.
 
Pasuria për vitin 2009

Të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 308.599 euro.
Makinë 18 mijë euro.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!