Sonte do të përcaktohet finalistja e parë e Champions League për këtë edicion. E gjithë bota do të jetë sy e veshë nga Gjermania, pasi do të zhvillohet akti i dytë i finales së parakohshme mes Bajernit dhe Realit të Madridit. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin e 1-0 për Realin me golin e shënuar nga Benzema, por gjithçka është e hapur edhe pse spanjollët janë më të favorizuar nga bastet dhe media.
Një gjë të tillë e ka konstatuar edhe Pep, që me ironi shprehet se “Kam lexuar këtë javë se në Madrid që tani janë në finale, jo vetëm që janë në finale, madje dhe e kanë fituar. Ne nuk jemi në këtë situatë, jemi në disavantazh 1-0 por do të provojmë. T’i shënosh 2 apo 3 gola Realit nuk është një mision i lehtë por ne do ta provojmë me të gjitha forcat. Ata ndihen që tani në finale, por ne do të bëjmë gjithçka për t’ju prishur festën” tha ai.
Po kush është pika më e fortë e Realit sipas spanjollit të Barcelonës? “Edhe nëse përdorim të gjithë mbrojtësit më të shpejtë, nuk mund të frenohet shpejtësia që ka Reali në sulm. Mënyra e vetme është t’i presësh në kufijtë e zonës” vazhdon Guardiola. Më pas spanjolli ndalet te talenti i ekipit të tij, Riberi duke u shprehur “Ai është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Ka qenë te Bajerni për një kohë më të gjatë se unë. Jam i lumtur nëse ai luan mirë, me energji dhe motivim. Ndonjëherë ai ka nevojë që të jetë disi i irrituar dhe unë jam i sigurt se ai do të luajë shumë mirë. Ai ka shpirtin luftarak, ai gjithmonë do të luftojë, ndaj dhe njerëzit e duan’ përfundoi ai.
Ndërsa në krahun tjetër ka folur për mediat edhe italiani i Realit, Ancelotti duke vlerësuar kundërshtarin dhe kërkuar përqendrim nga të tijët, pasi ende nuk kanë shkuar në finale, pavarësisht rezultatit pozitiv ndeshjen e parë. “E dimë që na pret një ndeshje e komplikuar sepse do të luajmë kundër një ekipi të madh. Kemi një avantazh të vogël dhe duhet të përfitojmë. Kur je në konferenca për shtyp mund të thuash edhe budallallëqe për të kaluar kohën. Shikoni çfarë ndodhi me Rummeniggen, tha se pemët do të digjen nga ferri që na pret në Mynih, ndërkohë që ka vetëm reshje shiu. Uroj që ta kishim fituar titullin, por nuk jemi budallenj që ta bëjmë fakt të kryer kualifikimin”.
Në fund italiani ka folur edhe për skemat dhe tifozët. “Bayerni nuk do ta ndryshojë filozofinë e vetë e po kështu edhe ne. Rreshtimi 4-4-2 apo 4-4-3 pak rëndësi ka, do të tentojmë të shënojmë që në fillim dhe ekipi duhet të jetë i bashkuar në çdo repart. Kemi nevojë për tifozët në Gjermani” përfundoi ai. Sfida pritet që të ndiqet nga një numër rekord tifozësh nga e gjitha bota, pasi janë përballë dy nga ekipet më të mira në histori.
/Shqiptarja.com