Për të marrë lavdërime nga opinioni publik ose për justifikuar paaftësinë që diplomacia shqiptarë tregoi në këtë ngjarje që prej nisjes së saj, edhe ministria e Jashtme ka bërë me dije që do të kujdeset për sjelljen e trupit të 23 vjeçarit Beqiraj.
Për familjen e varfër të ndjerit, këto dy vendime janë mjaft të rëndësishme në këtë situatë të vështirë për ta. Por duhet të jemi dakord që ngjarje të tilla duhet t’i ndërgjegjësojnë këto institucione që jeta e shqiptarit, brenda dhe jashtë vendit, duhet të vlejë gjithmonë. Sepse nderimet pas vdekjes nuk i shërbejnë sot Florencit, kur në të gjallë të gjithë e braktisën.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










