TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme pritet të marrë nga autoritetet e drejtësisë belge në rrugë diplomatike dosjen e deputetit Mark Frroku, i cili do të gjykohet në Shqipëri. Burime nga organi qendror I akuzës thanë për A1Report se kanë nisur drejt Belgjikës përmes ministrisë së drejtësisë shqiptare kërkesën për të marrë në rrugë diplomatike dosjen penale në ngarkim të Mark Frrokut, akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999.
Sipas prokurorisë rruga diplomatike është zgjedhur për të shkurtuar kohën e mbërritjes së dosjes. Mësohet se përgjigja e autoriteteve belge për transferimin e dosjes ka qenë pozitive. Ministria e drejtësisë belge do t’i dorëzoi dosjen e Mark Frrokut, ministrisë sonë të drejtësisë. Në të njëjtën dosje me Mark Frrokun është edhe procedimi i nisur ndaj Hile Joke ose i njohur ndryshe me emrin Arjen Bytyçi.
Ndaj këtij të fundit prokuroria ka lëshuar urdhër arresti. Mark Frroku dhe Arjen Bytyçi rezulton të jenë dënuar në Belgjikë me nga dhjetë vite burg për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999. Por ky dënim tashmë është prishur nga apeli i cili e ka rikthyer edhe një herë çështjen për gjykim në shkallën e parë për krime të rënda në Bruksel.
Mark Frroku krahas akuzës për vrasje do të gjykohet edhe për veprat penale të fshehjes së të ardhurave, mosplotësim të deklaratës së pasurisë dhe pastrim të parave, akuza këto të ngritura nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
Mark Frroku ndodhet në arrest me burg pas vendimit të kuvendit për heqjen e imunitetit dhe dhënies se autorizimit të prokurorisë për arrestim për llogari të drejtësisë belge.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO