‘Kandili i Argjendit’, teatri
‘Migjeni’ shfaq dramën e Camajt

‘Kandili i Argjendit’, teatri<br />‘Migjeni’ shfaq dramën e Camajt<br>
Drama “Kandili i Argjandit” e shkruar nga Martin Camaj dhe e vënë në skenë nga regjisori shkodran, Fatbardh Smaja është është shfaqur në Teatrin Eskperimetal “Spahivogli” në Tiranë nga trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga vdekja e regjisorit, trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” vijon amanetin e regjisorit për ta ngjitur këtë dramë në skenat e ndryshme të vendit.

Drama shfaqet me të njëjtin koncept dhe me të njëjtit aktorë si Rita Gjeka; Jozef Shiroka; Merita Smaja e të tjerë.

“Kandili i Argjandit” është një dramë social-politike që shpreh qëndrim kritik ndaj diktaturës komuniste. Kandili, i Martin i konceptuar si dritëpërçuesi i një jete të dalë nga errësira e kohës së diktaturws i prezanton publikut tablonë e frustrimit psikologjik që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist.

[gallery]24456[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari