‘Kasmi’,Dinellari: Gjeta furgonin
Halipaj:Mora grekun pas vrasjes

‘Kasmi’,Dinellari: Gjeta furgonin<br />Halipaj:Mora grekun pas vrasjes<br>
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë, për vrasjen e të cilit janë arrestuar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Një prej të arrestuarve, Elton Halipaj ka pranuar se ka pasur në përdorim një furgon dhe me të ditën e vrasjes tek rruga e Dibrës, pranë rrugës Petro Cani ka marrë në furgon grekun, por pa e ditur se çfarë kishte bërë.

I arrestuari Malvin Dinellari ka thënë para prokurorit të vrasjes së Devi Kasmit se me vëllezërit Hoxhallari është njohur nga një mik dhe se jetonte në Korçë, por vinte shpesh në Tiranë pasi ka të fejuarën në shkollë.

“Me Aurerl Hoxhallarin takoheshim në Yzberisht, por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal, dhe me grekun jemi ulur në kafe, por e njihja si mik të aurelit”, ka thënë Dinellari, i cili ka pranuar se furgonin që u përdor për vrasjen e Kasmit, e kishte gjetur ai.

Korçari ka thënë në Prokurori: Punoj me shit-blerje makinash, Aurel Hoxhallari më këroi ti gjeja një furgon mallrash dhe unë ja gjeta në internet. Pas kontrollit që i bëra, ramë dakord për çmimin dhe më dha 4200 euro dhe furgonin e regjistrova në emër të Elton Halipajt.

Ndërsa i arrestuari tjetër Elton Halipaj ka pranuar njohjen me Aurel Hoxhallarin. “I kërkova të më gjente punë pasi kisha nënën me tumor dhe kisha nevojë për të ardhura. Më punësoi si kopshtar tek vila në Mëzez dhe më kërkoi që të regjistroi në emrin tim një furgon mallrash, për këtë arsye më regjistroi dhe në kurs për patentë”, mësohet të ketë dëshmuar Halipaj.

Gjithashtu Elton Halipaj nuk ka pranuar se ka lidhje me grupin kriminal, drogën, armët, apo vrasjet, por se shkonte tek vila në Mëzez për punën si kopshtar.

Burime për Report Tv në Prokurorinë e Krimeve  të Rënda bëjnë me dije se 42-vjeçari grek Efthymiou Efthymious, ka mohuar sërish, vrasjen e Devi Kasmit.

Ndërkohë që policia i ka bërë kërkesë INTERPOLIT të kryejë kontrolle në Greqi dhe Kosovë, ku dyshohet se mund të jetë arratisur Altin (Aurel) Hoxhallari.

Pak ditë më parë Policia arrestoi një shtetas grek dhe 4 persona të tjerë të dyshuar si autorë të vrasjes së Devi Kasmit.

Policia arrestoi shtetasin grek pasi i trembej arratisjes se tij. Pavarësisht se po punohej për arrestimin edhe te Aurel Hoxhallarit u vendos të arrestoheshin anëtarët e grupit pasi i trembeshin arratisjes se grekut.

Ai u arrestua në banesë në periferi teksa dyshohet se po planifikonte të rikthehej në Greqi nëpërmjet kufirit në Korçë.

Hetuesit kanë dyshime se greku do merrte 25 mijë euro pas vrasjes së Devi Kasmit, ndërkohë që 5 mijë i kishte marrë paradhënie.

5 të arrestuarit do të dalin të hënën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta. Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe trafik lëndësh narkotike.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë