‘Kasmi’, ja çfarë u gjet në banesën e
vrasësve, momenti i arrestimit/ VD

‘Kasmi’, ja çfarë u gjet në banesën e<br />vrasësve, momenti i arrestimit/ VD<br>
TIRANE-Pas arrestimit të vrasësve të Devi Kasmit, policia publikoi momentin e arrestimit, ndërsa u zbulua edhe baza e tyre në një vilë në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu.

Nga kontrolli në vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Janë sekuestruar në bazën e grupit kriminal;

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
- 4 armë automatikë
- 2 snajper
- 4 pushkë automatike
- 1 armë antitank me 2 predha
- 1 bombë me telekomandim në distancë
- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
- 4 radio marrëse
- 1 dron
- 110 kg kanabis
- 2 maska

Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

[gallery]25460[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

EMRI/ Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë

EMRI/ Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë