‘Kavaja’, Luan Rama: Regjistruam
anëtarin që të mos bllokojmë KQZ

‘Kavaja’, Luan Rama: Regjistruam<br />anëtarin që të mos bllokojmë KQZ
TIRANE-Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u pyet sot sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kavajës.

Luan Rama tha se anëtari i KZAZ është regjistruar për të mos bllokuar funksionin e Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve, por kjo nuk tregon pjesëmarrjen e LSI.
 
“Nuk do të jemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Anëtari i KZAZ që është pjesë e administratës zgjedhore, ka shkuar në këtë KZAZ për të mos bllokuar funksionimin. Ne nuk jemi pjesë e procesit as për ta mbështetur dhe as për ta votuar kandidatin e PS. Unë nuk merrem me llogje Kavaje”, tha Luan Rama.
 
I pyetur për lajmin se PS dhe LSI kanë arritur një marrëveshje mbrëmjen e djeshme për vijimin e koalicionit, Luan Rama tha se nuk kishte dijeni dhe ishte i painformuar rreth këtyre zhvillimeve.
 
“Forumet tona do të mblidhen për të vendosur. Po qe nevoja do të thërrasim edhe Asamblenë Kombëtare”,  tha kreu i Grupit LSI.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg