BERLIN - Në kuadër të Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin, e cila zhvillohet nën drejtimin e Qeverisë Federale Gjermane, Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, ka pritur sot ministrat e jashtëm të 10 shteteve si edhe një pjesëtar të Komisionit Evropian.

OPara fillimit të klëtij takimi ai ka deklaruar se është i lumtur për ardhjen e homologëve të tij në Berlin dhe për takimin që do të zhvillojnë. Ai thekson se kjo konferencë shfaq dukshëm angazhimin dhe përkushtimin e Gjermanisë për të gjithë rajonin, duke konfirmuar perspektivën europiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Steinmerier tha se do ta shfrytëzojnë këtë takim për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe për reformat e nevojshme që do të bëhen më tej.

Në vijim në fjalën e tij ai tha se duke marrë shkas dhe nga krizat aktuale ndërkombëtare në vendet fqinje, dëshiron të konsultojë me kolegët e tij se si mund të pasqyrojnë progresivisht vlerat dhe interesat e përbashkëta evropiane në një politikë të jashtme të njësuar.

Në vijim të konsultimeve në vilën Borsig, ministrat e jashtëm do të marrin pjesë prej orës 18.00 në programin e konferencës në Zyrën e Kancelarisë Federale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)