Mbërrin në Shqipëri kërkesa për ekstradimin e 40 - vjeçarit nga Lushnja Baki Coku i prangosur një ditë më parë në Lushnje në kuadër të operazionit ndërkombëtar “Martesa”.

Çoku pritet të dalë të premten para gjykatës së Lushnjes ku do të njihet me akuzën që rëndon ndaj tij dhe kërkesën për ekstradim për llogari të Prokurorisë së Milanos.

Shqiptari është nën akuzë së bashku me 9 persona të tjerë mes tyre 1 kanadez, 5 italianë dhe 3 shqiptarë, të cilët sipa hetimeve rezultojnë se rekrutonin luftëtar për në Siri si dhe përgatisnin akte terroriste në shtetin fqinj.

Prokurorët italian kanë zbardhur dhe skemën e funksionit të celulës terroriste e cila në bazë të saj kishte marrëdhëniet familjare mes shqiptarëve dhe italianëve kjo nisur dhe nga një krushqi ku Maria Gulia Sergo 27 vjecarja italiane e konvertuar në Fatima u martua me Aldo Kobuzin të riun nga Laci konvertuar në Said.

Burime për A1Report nga policia e Lushnjes thanë se për llogari të hetiemve të shtetit italian po ekzaminohet telefoni i 40 vjeçarit Baki Çoku, ku rezulton të ketë një numër të konsiderueshëm telefonatash dhe mesazhesh që ai ka shkëmbyer me Aldo Kobuzin, nipin e tij që ndodhet në Siri.

Çoku në lidhjet familjare të tij rezulton daja i Aldo Kobuzit, ndërkohë Aldo i konvertuar në Said prej 1 viti është larguar drejt Sirisë me bashkëshorten Italiane Fatima, motrën dhe nënën e tij.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)