FIFA ka përcaktuar edhe çiftet e ‘Play-Off’-it që do të ndeshen për një vend në kampionatin botëror të Brazilit. Hapi i fundit për në eventin më të madh të sportit në botë ka vendosur përballë ekipet shumë të forta.

Edhe pse 4 skuadra ishin ndarë në dy vazo sipas renditjes së përgjithshme në klasifikimin mujor të FIFA-s, sfidat e nxehta nuk u evituan. Në Brazil ka vend ose për Ronaldon ose për Ibrën, pasi shorti i ka vendosur përballë dhe njëri mes tyre do të vazhdojë më tej.

Portugali-Suedi është çifti më i fortë i kësaj faze. Franca e Platinisë do të ketë një ndeshje shumë të fortë përballë ekipit të Ukrainës. Ndeshja do të jetë tejet e fortë për ekipin e Deshamp. Shanset janë të barabarta duke u nisur nga ajo që kanë dhënë në grupe, teksa ‘gjelat’ favorizohen vetëm nga historia, ose ndonjë ‘mrekulli’.

Islanda, surpriza e grupit E, aty ku bënte pjesë edhe Shqipëria do të ndeshjet me Kroacinë, ballkanasit janë më të favorizuar për të prerë biletën e Brazilit. Ndërsa në fund ka vend edhe për një derb ballkanasish mes Rumanisë dhe Greqisë. Kuotimet nuk favorizojnë hapur asnjërën nga dy ekipet, pasi mundësitë janë të barabarta.


d.b/shqiptarja.com