‘Të gjata dhe në ngjyrë të kuqe’ 
ja trendi i çizmeve për këtë sezon

‘Të gjata dhe në ngjyrë të kuqe’ <br />ja trendi i çizmeve për këtë sezon<br>
“Të gjata dhe në ngjyrë të kuqe”, është ky trendi i pranuar një zëri nga stilistët për sa i përket çizmeve. Çizmet kanë qenë në të gjitha pasarelat me koleksionet e dimrit, të shfaqura në shumë mënyra, ku mund të zgjedhësh mes shumë modele. 

Por edhe çizmet padyshim duhet të jenë në përputhje edhe me trupin tuaj, prandaj përpara se të zgjedhim modelin e preferuar, duhet të kemi kujdes të shmangim ndonjë gabim që do të na nxirrte në pah edhe ndonjë defekt që mund të kemi.

Për fat të mirë lloje çizmesh ka plot, dhe për pasojë edhe mundësi zgjedhje, më poshtë po ju njohim me disa prej këtyre modeleve.

Çizmet e gjata (Cuissard)
Janë më në modë këtë dimër: dhe për fat të mirë janë dhe një aleat i mirë i trupit pasi e tregojnë më të gjatë. Bëhet fjalë për çizmet e gjata, mbi gju. Idealen për femrat e larta dhe me këmbë të  gjata. Por edhe për femra me trup më të vogël, mjafton mos të kenë pulpa të shëndosha.  Cuissard mbulojnë gjithçka, nga kyçi këmbës e lart dhe mund të kombinohen shumë mirë si me funde të shkurtër apo bluza të mëdha. Modelet ikonë janë ato me ngjyrë të kuqe, si ato të Fendi, Miu Miu e shumë stilistë të tjerë. 

Çizmet e shkurtra
Ky model ka defektin të të treogjë më të shkurtër  dhe nuk i ri mirë çdo lloj trupi. Për femrat e gjata janë shumë të mira, por për femrat me pak gjatësi rrezikojnë të duken edhe më të shkurtra para pasqyrës. 

Me takë apo shuall të trashë
Janë komode, të ngrohta dhe shumë të dashura për t’u mbajtur. Por fatkeqësisht, edhe ato kanë efektin e dëmshëm pamor që bashkon këmbën me pjesën e poshtme të saj, me pasoja katastrofike për të shkurtërat. Nëse nuk duam të heqim dorë, me mirë ti zgjedhim me takë të lartë e ti veshim me pantallona.

Çizmet si kambale
Ato kthehen në çdo stinë dhe tashmë nuk janë vetëm për adoleshentët, mjafton të keni pak shpirt rock.

[gallery]24317[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik