‘Tkurret’ Panairi i Librit, dedikim për
Jeronim De Radën. Çelja, 12 nento

‘Tkurret’ Panairi i Librit, dedikim për<br />Jeronim De Radën. Çelja, 12 nento
TIRANE- Nga viti në vit duket se autorët, përkthyesit dhe botuesit, po përjetojnë një situatë të vakët, duke na ofruar më pak tituj, vepra shqiptare dhe botërore. Ky fenomen që ka kapluar letrat shqipe, duket se do të prek edhe Panairin e 17-të të Librit “Tirana 2014”, i cili do të çel dyert në Pallatin e Kongreseve më 12 - 16 nëntor. Gjatë një konference për mediat, kreu i Shoqatës së Botuesëve Shqiptar, Petrit Ymeri tha se, kryefjala e këtij panairi do të jetë figura e Jeronim De Radës në kuadër të 200 vjetorit të lindjes.

“Panairi i 17 i Librit do t’i dedikohet 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, duke filluar që nga hyrja e Pallatit të Kongreseve, ku do të vendoset një portret i De Radës, dhe deri te aktivitetet e shumta që do zhvillohen gjatë 5 ditëve të Panairit. Gjithashtu, krahas çmimeve tradicionale të përvitshme të Panairit, këtë vit Juria e Panairit do të japë edhe Çmimin e madh Jeronim de Rada, që do të jetë edhe kurorëzimi i veprimtarive për De Radën”, shprehu Ymeri. Edhe pse Panairi do të jetë epiqendra e lexuesëve, këtë vit duket se titujt e ri janë rrudhur në krahasim me vitin e kaluar.

Këtë gjë e dëshmon edhe vetë kreu i Shoqatës së Botuesëve Shqiptar i cili pohon se, këtë vit do të marrin pjesë 100 shtëpi botuese, por do të ofrohen më pak tituj të rinj. “Në Panairin e 17-të të Librit do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera që punojnë me librin. Këtë vit kemi botime më pak në krahasim me një vit më parë, për shkaqe që tashmë dihen. Të gjithë botuesit, pavarësisht vullnetit të tyre janë treguar pak më të kujdessëhm duke iu përgjigjur situatës në treg, e cila duhet thënë se nuk ka qenë në favor të tyre gjatë këtij viti”, tha Ymeri.

Organizimi i Panairit është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi i Librit do të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2013-nëntor 2014.

Ky panair do të bashkojë të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë. Ndërkohë, në këtë Panair do të ketë një pjesëmarrje të gjerë të ambasadave e institucioneve të huaja në vendin tonë, duke i dhënë kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për vendin tonë një karakter ndërkombëtar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje