‘Vrasja e Devi Kasmit u filmua’/
Procesverbali i ndalimit të Meshinit

‘Vrasja e Devi Kasmit u filmua’/<br />Procesverbali i ndalimit të Meshinit<br>
Avokati i Mario Meshinit, personit të ndaluar si bashkëpunëtor të vrasjes së Devi Kasmit deklaroi se i riu nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa për të vërtetuar këtë sipas tij, organet disponojnë edhe një video të momentit të ekzekutimit. Avokati Ferdinand Ndoja shprehet se Meshini e ka parë të gjithë ngjarjen dhe ka qenë me Kasmin në momentin që u ekzekutua me armë zjarri.

“Mario Meshini ishte me Kasmin në momentin kur afrohen vrasësit me motor. Mario Meshini dhe Devi Kasmi ishin duke biseduar kur e qëlluan, më pas i drejtuan pistoletën Meshinit. I trembur, dhe me pistoletën e drejtuar në kokë, ai ka thënë se nuk ka lidhje me Devi Kasmin. Policia ka edhe pamjet e vrasjes” tha ai.

Avokati e pranoi se ishte Meshini, ai që i dërgoi mesazh Kasmit për të zbritur poshtë pallatit. “I dërgoi një mesazh në telefon zbrit poshtë dhe u takuan”. Ndërsa Report Tv ka siguruar procesverbalin e ndalimit të Mario Meshinit, ku akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas procesverbalit, Mario Meshini akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Gjithashtu theksohet se Meshini dyshohet se ka vrarë me një person tjetër Devi Kasmin para dy netësh. 

procesverbali mario meshini
Procesverbali i ndalimit të Meshinit

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!