Ka mjaftuar vetëm ndërprerja e punimeve në këtë zonë dhe më pas do të mbushet më gurë dhe beton nga firma që po kryen punimet në këtë zonë. Përgjegjësi i Sektorit të Monumentëve të Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi, kërkon ndërhyrjen e Insitutit të Arkeologjisë për të studiuar vlerat që mbart ky mur më qëllim që mos të hidhet beton mbi të.
Nëntoka në zonën ky po kryhen punime në sheshin para Bashkisë së Lezhës është një zonë arkeologjike, ku dëshmon për historinë 2400-vjeçare të Lezhës, por që kjo nuk ka shqetesuar intitucionet përkatëse të cilët po heshtin përballë këtij fakti. Vetem tre ditë më parë në këtë zonë u gjet dhe një predhe që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
