Lu e Vlahutin organizojnë pritjen e 'lamtumirës', Basha 'ngujohet' në Kuvend me deputetët

Lu e Vlahutin organizojnë pritjen e 'lamtumirës', Basha 'ngujohet' në Kuvend me deputetët

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, dhe ai i SHBA, Donald Lu, kanë organizuar mbrëmjen e sotme një pritje ‘lamtumire’, në fund të mandatit të tyre në vendin tonë.

Report Tv mëson se pritja e kryediplomatëve të BE dhe SHBA ka nisur në orën 20:00, në rezidencën e BE, ku mes të ftuarve janë edhe përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe qeverisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë pritje të fundit të diplomatëve më të rëndësishëm në vend, duke mbajtur ‘peng’ të gjithë deputet në një seancë maratonë në Kuvend për projektin për Teatrin Kombëtar.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi, se nuk do të jetë i pranishëm në pritjen e ambasadorëve, duke shtuar se do të qëndrojë në Kuvend. Kujtojmë se PD, m enë krye Lulzim Bashën, dhe LSI, me në krye Monika Kryemadhin, kaë sulmuar gjatë gjithë kohës dy ambasadorët Lu e Vlahutin.

Do të jem në seancën parlamentare, pasi kjo është më e rëndësishme.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Dy ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/07/2018 22:53

    Mrs. Vlahutin and Mr. Lu you deserve a BIG THANK YOU from all Albanians. Best wishes for the future!

    Përgjigju
  • Qoqja: 05/07/2018 20:57

    Turpi botes o shalgjituri i P. D. Gjith bota e din qe ti je antishqiptari me i terbuar i gjitha kohrave .TRUPI NE HOLLANDE KOKA NE SHQIPERI E QELBE O LUL E DH*E QE VETEM ZOTI TE NDSHKOFT PER KTO POSHTERSIRA

    Përgjigju
    • Rosi: 06/07/2018 11:22

      Ti sikur hiqesh si modern e ke qelbur dje qe nuk ke marre pjese ne kete ceremoni lamtumire je nje fodull mendjenadh sikur te ka nxjrrur nga hunda diktatori enver Pac faqen e zeze bashk me kryemadhin dhe shpellarin barbar.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë