TIRANE- Ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë Donald Lu i ka dërguar një letër të hapur doktor Halim Kosovës duke i shprehur konsideratën për realizimin e një fushatë pozitive. Lu thekson në letër se fushata e Kosovës është një shenjë për qytetarët shqiptar se sistemi i tyre politik po maturohet.

 “Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet”- shkruan ambasadori Lu
 
Në përfundim Lu falenderon përpjekjet e Kosovës për përmisimin e vendit dhe vecanërisht punën si ministër shëndetësie.
 "Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt"
 
Ja letra e plotë drejtuar Halim Kosovës

Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.
 
Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.
 
Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)