“Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime - nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave,” me këto fjalë ka nisur bisedën online me qytetarët përmes faqes zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ambasadori Donald Lu mbi çështjen e korrupsionit në Shqipëri në orën 15.30 e cila zgjati përreth 2 orë. Ishin rreth 500 pyetje te qytetareve mbi korrupsionin dhe drejtesine ne Shqiperi, nje pjese e mire e te cilave moren pergjigje nga Lu.

Ashtu si në deklaratat e tij të mëparshme, Lu është shprehur tepër i ashpër në përgjigjet e tij, sa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë në vendin tonë, duke shigjetuar jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, por edhe ministra e ish-minstra.

Sipas tij, gjendja me gjyqtarët dhe prokurorët është e patolerueshme. Por Lu shkon edhe më tej, kur kërkon që “Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre.”

“Gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë," deklaron ambasadori amerikan.

Lu thotë se ndryshimi në Shqipëri do të vijë nga reforma në drejtësi. “Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat,” shprehet Lu, ndërsa shton se do duhet kohë që të largohen të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar.

Diplomati amerikan shprehu gjithashtu rezervat e tij sa i përket vullnetit të anëtarëve të parlamentit në zbatimin e reformës në drejtësi. “Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur,” tha ai.
 
Pyetjes a mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen, Lu iu përgjigj duke bërë edhe një apel ndaj shqiptarëve:”Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.”
 

 Lu: Dhuna zbehu kuptimin e vërtetë të protestës së 8 dhjetorit
Ambasadori amerikan, i cili edhe më herët ka dënuar aktet e dhunshme të protestës së 8 dhjetorit, tha sërish gjatë bashkibisedimit me qytetarët në Facebook se “përdorimi i taktikave të dhunshme zbehu kuptimin e vërtetë të saj”.

Ja pyetje-përgjigjet e ambasadorit amerikan Donald Lu

Anton Hasanpapaj Pershendetje Z/Ambasador. Meqense ju flisni shqip e keni me te theshte te kuptoni te vertetat e Shqipetareve. 
Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne"normale"dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke"rene ne sy"nxirrenjashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte, a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne "polin e trete"? Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat a ndani ju te njejtin mendim?
 

Anton, kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike anti-korrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë te përqëndruar në anti-korrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.

Andi Kumi- A e merr në konsideratë Departamenti i Shtetit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare faktin që politikanët janë të korruptuar ?
 

Andi, Po, lufta kundër korrupsionit është prioritet madhor i Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe i Departamentit të Shtetit. Ne sigurisht e konsiderojmë korrupsionin në aspektin e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore e ngritur gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Çfarë shpesh me çudit mua është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, personat e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët e korruptuar, zyrtarët dhe biznesmenët e shfaqin pasurinë e tyre në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?

Le Aleksi-Zoti Ambasador,kur do kete drejtesi vendi yne,prokuroria,gjykata e koruptuar ,shendetesia nuk funksonon ,arsimi, i dobet administrata,jashte funksionit hipoteka,e koruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim ,25 vjet zvaritje neper gjygje , cdo instutucion, shtetror,eshte i koruptuar,gangren, e shoqerise, shqiptare.
Aleksi, unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.

lu

Arjan Dullaj-Pyes Z.Ambasador nese nje shtet demokratik duhet te kete kete sistem drejtesie dhe kete nivel korrupsioni si ne Shqiperi ? Hapen vende pune me "konkurs" aftesie apo kontributesh per parti ? A ka bere USA perkushtimin maksimal per te na mesuar demokracine apo ne se kemi kuptuar drejt demokracine ? A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?

Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.

Kastriot Dinci- Luften ndaj korrupsionit nuk mund ta bejne ata qe jane prane ne kuvend me kriminele dhe hajdute dhe qe i kane vene vete. Duhet ndergjegjesohet ky popull qe te mos shese voten per vaj e miell. Pavaresia drejtesise eshte kryesore.Deputeti qe shtiu me arme doli nga burgu,kurse ata qe priten plumbat u futen ne burg.A nuk mbane ere qe shteti vazhdon ben pazare me krimin? Shpresojme shume nga ju
 

Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.
 
Saimir Kola -Pershendetje Zoti Ambasador. Une e njoh ne shifra invstimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per drfejtesine shqiptare, milionat qe keni dhene pa llogaritur ketu investimin ne persona ne kete fushe. E kuptoj gjithe kete, po e mendoni se kjo ju jep te drejte te shpreheni se "Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? Une jam gazetar dhe kam infoemacion rreth dy objekteve te sulmuara per te cilat nuk ekziston asnje leje. Ndaj nuk mund te cilesohen as objekte ne mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues? E katerta, mire politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situaten ne cilen ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vertet deshire te kem pergjigje per keto pyetjet e mia, nuk ti paragjikoj aspak ato vetem me tregojne nivelin e njohjes qe kane nderkombetaret e akrdituar ne vendin tone per situaten aktuale ketu. Faleminderit

Saimir, është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.
Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

Dritan Dervishaj-Pyetja ime eshte : Kur do kemi drejtesine reale dhe te pavarur ne Shqiperi? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!

Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japing llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.

 Xhev- Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend të pëfituara prej korrupsionit?

Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.
 
Arben Marku- Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 - 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes "pa breke" dhe te nesermen u gdhine milardiere.Respekte!


Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Pershendetje z. Ambasador! Politika shqiptare dhe gjyqtaret e korruptuar te lidhur ngushte me njeri-tjetrin nga interesa korruptive duket se po i bejne rezistence Reformes ne Drejtesi. Cili do te jete mekanizmi qe mund te perdoret ne bashkepunim me faktorin nderkombetar per te realizuar nje zbatim konkret dhe praktik te kesaj reforme per te pastruar politiken dhe gjyqesorin nga elemente te korruptuar? E dyta, duke qene se disa prej gjyqtareve dhe Prokurori i Pergjithshem i ka cilesuar deklaratat tuaja si pergjithesuese dhe jo te faktuara, cilat jane faktet konkrete qe posedoni kur flisni per gjyqtare dhe politikane te korruptuar, pervec atyre qe jane bere publike ne media? Bardhi Quku, gazetar

Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime - nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave.

Ardenal Ferhati- I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojm nga konstetimi te veprimi ? Sepse tiu kerkosh te korruptuarve te denojne veten e vet eshte problem i madh kush do jete ajo formul magjike qe ti japi goditjen e forte qe ta rrezoj kete struktur kriminale qe egziston ne Shqiperi !!

Ardenal, pyetje shume e mire. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja - për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

lu

Shpetim Dervishi-Pershendetje Z .Lu. Ne Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi te detyruar te paguajme , I tille eshte sistemi qe ka ngritur politika hajdute per 25 vite ne Shqiperi. Korrupsioni te ne eshte si ajzbergu qe i duket vetem pjese siper. Por problemi eshte me i madh nga sa e mendojme ne. Pyetja ime eshte. A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.

Shpetim: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)