TIRANË - Edhe në këtë prag krishtlindjes, ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu nuk ka lënë jashtë vëmendjes reformën në drejtësi dhe ndryshimin rrënjësor që do të sjellë ky proces për gjyqësorin.
 
Në një foto në formë kartoline të shpërndarë në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, shfaqet një foto e kryediplomatit amerikane dhe pikat kyçe që transformon kjo reformë.
 
“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të paaftë. Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen. Një tjetër e mirë që do të vijë nga Reforma në Drejtësi", shkruan Lu.
 
Sipas ambasadorit amerikan reforma në drejtësi riorganizon sistemin e prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidomos -thekson ai - në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
 
"Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe mbështesim atë fuqimisht”, përfundon Lu.
 

REFORMA NE DREJTESI

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com