Shqipëria është ende larg krijimit të kushteve për një jetesë normale për personat me aftësi të kufizuara që përdorin karroca. Ky ishte konkluzioni pas vizitës në fabrikën e prodhimit të karrocave për invalidë të Judith Heumann këshilltare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pranë departamentit amerikan të shtetit të presidentit Barack Obama. Juman tha se duhet ti jepet fund stigmatizimit ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se vendi ka bërë përparime në drejtim te PAK duke krijuar vende pune dhe 6 mijë karrige me rrota.
"Fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ofron shpresë dhe vende pune për qindra persona si dhe më shumë se 6 mijë karrige me rrota për njerëzit në shqipëri. Jemi krenar që jemi partneri i tyre"- tha Lu
Ministri Blendi Klosi tha se reformat e qeverisë janë thelbësore dhe se në administratë ka edhe të rinj me aftësi të kufizuara.
"Ne si qeveri kemi marrë me shumë konsideratë gjithë kërkesat që na vijnë për të gjithë përfshirjen e këtij grupi shoqëror dhe tashmë jo vetëm pjesë e legjislacionit po dhe pjesë e jetës përditshme të administratave tona janë ri integrimi i këtij grupi shoqërorw"-tha Klosi
Në Shqipëri PAK përballet me shumë sfida e nevoja për ndihmë është e madhe duke patur parasysh edhe shtimin e numrit të këtyre personave. Nga regjistrimi i fundit rezulton se PAK perbën tashmë 6.2% të popullsisë
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO