Luajti 270 mijë euro të kompanisë në baste sportive, 5 vite burg për libianin ia mbathi në Hong Kong

Luajti 270 mijë euro të kompanisë në baste sportive, 5 vite burg për libianin ia mbathi në Hong Kong

Një Libanez nga qyteti i Tipolit, i quajtur Raimondo Chiodo dhe që në Shqipëri shërbente si Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së ndërtimit të ujësjellësve, është dënuar me 5 vjet burg, pasi ka rezultuar se Chiodo ka zeruar llogarinë pankare të kësaj kompanie. Bëhet fjalë për kompaninë "Iren Acqua e Gas S.p.A., e cila veprën në Shqipëri në fushën e ndërtimit të ujësjellësave dhe ka ndërtuar ujësjellësin e Gjirokastrës, Vlorës, Bovillës, Golemit etj. Por kjo kompani ka rënë viktime e mashtrimit të bërë nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i saj në Shqipëri, Libanezi Raimondo Chiodo, i cili ka arritur të heqë nga llogaria bankare e firmës një shumë prej 269 mijë euro, të cilën e ka përdorur për të luajtur baste sportive.

Mirëpo sapo ka çuar në zero, llogarinë e kompanisë ku punonte, libanezi Chiodo është larguar nga Shqipëria në drejtim të Hong Kong-ut, ku vijon të qëndrojë ende. Pavarësisht largimit të tij, kompania ku ai punonte me përfaqësues Andrea Girone, kanë depozituar një kallëzim penale ndaj Chiodo, ndaj të cilit më pas prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Dosja kundër tij është dërguar në gjykatë, dhe në fund të muajit shkurt, Libanezi Raimondo Chiodo, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vjet burgim për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se në muajin janar 21012 deri në 31 Gusht 2012 nga llogaria e kompanisë janë tërhequr dhe transferuar pa asnjë dokumentacion justifikues prej libanezit, një shumë totale prej 296,474 Euro, të cilat nga natyra dhe destinacion i tyre në mënyrë evidente, nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e shoqërisë dhe nuk janë kryer në interes e në dobi të kompanisë.

Chiodo me anë të kartës së kreditit të personalizuar, ka kryer një numër të madh pagesash në Euro në favor të shoqërive të basteve online ne internet nga llogaria bankare e shoqërisë, nëpërmjet internetit në site website për shoqëritë e basteve "WHO INTERNET GJ", 'WILLIAMHILL. IT GIBRALTAR GJ", 'VMSI. SRL MILAN IT" si dhe në disa kompani të tjera. Po ashtu Libiani, ka kryer edhe pagesa të tjera nëpërmjet kartës së kreditit të personalizuar, nga llogaria bankare e kompanisë, të cilat rezultojnë se nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e firmës, por kanë të bëjnë me kalimin e shumave direkt, për llogari apo në posedim te shtetasit Libian. Madje në disa raste nga ana e Raimondo Chiodi, një ditë janë kryer në disa raste edhe 20 tërheqje nga 1 000 Euro, secila shumë e cila ishte limiti maksimal i transaksionit të përcaktuar në prokurën e posaçme dhe nuk ka asnjë dokument që justifikon, se ato janë përdorur për qëllimet e aktivitetit të kompanisë. Me kryerjen e këtyre veprimeve kriminale, Raimondo Chiodi, i ka shkaktuar kallëzuesit një dëm efektiv, që nga akti i ekspertimit kontabël, rezulton se arrin në shumën prej 269.345 Euro.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja