Nga dita e dielë futbolli botëror ka një yll më pak. Franc Bekenbauer ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare duke lënë pas një histori që nuk do zhbëhet kurrë. Një ish-futbollist i cili ka fituar shumë me Gjermaninë dhe Bayernin, por që ka lënë kujtime edhe në Shqipëri ku ka luajtur disa herë. Përballë ka patur futbollistët e kombëtares shqiptare që ka i kanë bërë jo pak përshtypje.

Profesor ti ke luajtur ndaj një futbollisti të madh si Bekenebaur në 1971, si e kujton atë ndeshje?”

“Ikja e Bekenbauer nga kjo jetë ishte një humbje e madhe për futbollin botëror pasi ishte legjendë. Ky futbollist kaq i madh ishte një njeri i cili në rast se do ta shihja në retrospektivë do thoja se ishte shumë i thjeshtë, pasi ne ishim një vend i vogël dhe i izoluar. Nuk vinte kufinj, ishte njësoj si ne. Ishte zor ta kapje këtë njeri të ngërdheshur,”-u shpreh Faruk Sejdini, ish-futbollist i kombëtares.

Faruk Sejdini, i cili ashtu si Becenbauer i përkushtoi karrierën futbollistike vetëm një klubi, tregoi edhe karakterin që dalloi tek legjenda gjermane atë ndeshje të 12 qershorit 1971 kur kuqezinjtë humbën 2-0.

“Ne luanim një futboll të egër. Mbrojtësit luanin ashpër dhe ndonjëherë kur bënin këtë lojë na shihte me habi e thoshte ‘si është e mundur?! Çfarë bëjnë këta kështu?!’ Ishte e pamundur ta shihje atë që të bënte një faull me dashje,”-tha Faruk Sejdini, ish-futbollist i kombëtares.

Pas ndeshjes në Gjermani ishte mbajtur një banket ku sërish Bekenbauer kishte qenë protagonist.

“Ai u çua dhe takoi Panajot Panon, pasi kishte një respekt të jashtëzakonshëm për të. Më pas i dha një dhuratë materiale sportive, me çantë dhe këpucë. Gjëra që i duheshin një futbollisti atëhere,”-tha Faruk Sejdini, ish-futbollist i kombëtares.

Franc Bekenbauer luajti për 13 vite me Bayernin duke fituar 5 trofe europianë, ndërsa me Gjermaninë fitoi një Botëror dhe e udhëhoqi tek një tjetër si trajner. Gjatë karrierës së tij ai gjithashtu fitoi edhe dy topa të artë pavarësisht se luante si mbrojtës.