Me pjesë nga kompozitorë si Schumann, Strauss, Bethoven, një muzikant special i bashkohet mbrëmjen e së enjtes, performancave në hollin e Universitetit të Arteve.
Do të shoqërohet nga pianistja Merita Tërshana...kornisti gjerman Felix Klieser, vjen për herë të parë në Shqipëri. Ndonëse ka lindur pa krahë, ai sërish ka arritur të luajë në korno me këmbë... duke befasur kritikën e bërë për vete emra të njohur të skenës ndërkombëtare.
“Ky festival është në vazhdën e të gjitha aktiviteteve që bën Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës për të promovuar artistët shqiptarë, por përherë në bashkëpunim me figurat më të shquara në botë, thotë Isak Shehu, dekan i Fakuktetit të Muzikës.
“Unë jam shumë e lumtur që kemi këtë koncert me Felixin. Provat kanë shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që ai do të zhvillojë edhe ëorkshope duke ndarë me studentët eksperiencën e tij. Për mua është një përvojë shumë e bukur, edhe njerëzore, sepse Felixi jep shembullin që kur beson në ëndërrat e tua, asgjë nuk është e pamundur”, shprehet pianistja Merita Tërshana.
Klieser, spikati për talentin e tij që në moshën 17-vjeçare e sot është një muzikant i njohur në skenat ndërkombëtare. Ka performuar edhe me emra si Sting, e mbart disa çmime si ai i “Live Aëard” në kategorinë “Art dhe Kulturë” apo "Echo Klassik" si artist i ri i vitit 2014.
“Mesazhi që dua të jap është se gjëja më e rëndësishme në të bërit muzik, është që ti gëzoheni asaj që bëni, të argëtoheni. Sepse shumë instrumentistë mësojnë nën presion, që të ushtrohen sa më shumë, të bëhen sa më të mirë, por ju së pari duhet të jeni të lumtur me atë që bëni, të krijoni habitatin tuaj ku ndjeheni mirë”, thotë kornisti gjerman Feliz Klieser.
Koncerti mbahet në kuadër të Tetorit Gjerman në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Violinisti Kledis Rexho vjen me koncert në Tiranë! Muzikë e filmave, ritmet baroke e ballkanike
7 Shtator 2024, 16:28
-
Edicioni i katërt i 'Balkan Jazz Showcase' në Universitetin e Arteve nga datat 10-12 Maj
10 Maj 2024, 18:50
-
Dy koncerte dhe shfaqje tek 'Artet'! Buron Kaceli, bisedë në GAT! West Side Family tek 'Agimi'! Riza ‘sjell’ Poradecin në Qendrën e Librit!
30 Prill 2024, 10:02
-
'Lamtumirë Ali Osekut, modelit të rrallë që nuk përsëritet'! Gazmend Leka: Nga të vetmit që vuajtën Spaçin dhe nuk u ankua asnjëherë!
3 Prill 2024, 16:57
-
Timo Flloko i emocionuar në sallën e restauruar të ‘Arteve’: Kam nxjerrë breza studentësh! Sot, më e bukur se kurrë
21 Tetor 2023, 14:39
-
FOTOT/ Hapet Teatri në Universitetin e Arteve, Rama: Përmbushëm një amanet! M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora
21 Tetor 2023, 12:07
-
Risi në Universitetin e Arteve, do të hapet dega e muzikës ‘jazz’! Dikur ishte e privuar
18 Qershor 2023, 15:31
-
PROFIL/Një foto nga Merlin! Nga shkrepjet me aparat të vjetër me film tek ripropozimi i “Darkës së fundit” për virtytet e zbehura, artistja: Kërkoj të nxis reflektim!
12 Qershor 2023, 16:32
-
Aktrimi në dy kohët, Mirush Kabashi përballë studentëve: Partia e artistëve arti! Drejtorët, jo me urdhër të kryeministrit, t’i zgjedhim vetë
24 Maj 2023, 13:35
-
Tenori Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve, dinë të këndojnë! Unë s’kam nevojë për masterclass
19 Prill 2023, 11:23
-
Shfaqja ‘Mendje të bukura, shpirtra të lirë’ në skenën e ‘Arteve’! Të rinjtë i ‘japin zë’ tri shkencëtareve, mes tyre dhe Kasimatit, që i doli kundër diktatorit
31 Janar 2023, 18:50
-
Arbëreshet e Zadarit të Kroacisë, 'zgjojnë' traditën 3 shekullore, Dina e Mel: Kur na dëgjuan të moshuarit nisën të qajnë, ne shpëtuam këngët nga harresa!
10 Dhjetor 2022, 15:17