Luan Rama distancohet nga
Braho, ironi me Saimir Tahirin
'PS s'na pyeti për Kavajën, ishim edhe kundër Roshit'

Luan Rama distancohet nga<br />Braho, ironi me Saimir Tahirin<br />'PS s'na pyeti për Kavajën, ishim edhe kundër Roshit'
Pas deklaratës së Saimir Tahirit se LSI po sulmon PS duke i shkelur syrin PD ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i kryetarit të grupit të LSI.
 
Në një prononcim për mediat, Luan Rama ironizoi me Tahirin, teksa u shpreh se për Saimirin nuk kishte as kanabis, por qeveria reflektoi.
 
"Ne nuk mendoj njëlloj as si PD as si Saimiri. Pasi edhe para 6 muajsh tha nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë për kanabisin, ndërsa dje qeveria reflektoi".
 
Kryetari i grupit të LSI, u distancua nga deklarata e Spartak Brahos ditën e djeshme për përfshirjen që PS i bëri PDIU në koalicionin qeverisës.
 
Luan Rama e cilësoi si një reflektim të vonuar të Brahos, ndërsa shtoi se nuk e kushtëzojmë bashkëpunimin nga fakti sa aktorë të tjerë përfshihen.
 
"Reflektim i vonuar, LSI distancohet sepse nuk e kushtëzojmë bashkëpunimin nga fakti sa aktorë të tjerë përfshihen. Ne çmojmë rolin e cdo force politike në vend dhe ashtu sikur konsiderojmë një kauz të drejtë të cështjes came. E konsideroj si cështje të Brahos".

Rama: PS s'na pyeti për Kavajën, ishim edhe kundër Roshit
Luan Rama u ndal te zgjedhjet në Kavajë, duke shpjeguar edhe njëherë se përse LSI nuk do të marrë pjesë, ndërsa zbuloi se LSI ka qenë kundër kandidaturës së Elvis Roshit në zgjedhjet e kaluara lokale.
 
"LSI nuk është regjistruar në Kavajë për zgjedhjet sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjet e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë.
 
Ndërsa në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër Roshit dhe nga kjo pikëpamje e konsiderojmë si cështje të PS
", tha ai.

 Intervista e plotë e Luan Ramës për mediat
Pse nuk u regjistrua për zgjedhjet në Kavajë?
 LSI nuk është regjistruar në Kavajë për zgjedhjet sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjet e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër Roshit dhe nga kjo pikëpamje e konsiderojmë si cështje të PS.
 
A jeni në koalicion?
Po dhe shumë të përgjegjshëm, seriozë dhe korrektë. Partner do të thotë të dëgjoj dhe dëgjohesh, të pyetesh dhe të pyetesh. Nuk kam asnjë interes se kush kandidon në Kavajë.
 
Braho thoshte se PS bëri gabim me PDIU?
Reflektim i vonuar, LSI distancohet sepse nuk e kushtëzojmë bashkëpunimin nga fakti sa aktorë të tjerë përfshihen. Ne çmojmë rolin e cdo force politike në vend dhe ashtu sikur konsiderojmë një kauz të drejtë të cështje came. E konsideroj si çështje të Brahos.
 
A do të rinovohet marrëveshja e 1 prillit?
Të vijë 1 prilli dhe pastaj...
 
A do marrë LSI 40 deputetë sa thotë Kryemadhi?
Për LSI me rëndësi është cështja e standardeve të zgjedhjeve.
 
Pse nuk con LSI kandidat të saj në Kavajë?
Iu thash, nuk humbasim më shumë kohë edhe pse ka qëndrime të ndryshme, prandaj pluralizmi është i bukur.
 
Ne nuk mendoj njëlloj as si PD as si Saimiri. Pasi edhe para 6 muajsh tha nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë për kanabisin, ndërsa dje qeveria reflektoi.
 
Do ti kërkoni KQZ të bëjë çregjistrimin e LSI për Kavajën?
Nuk jemi regjistruar. Nuk ndëshkojmë politikisht asnjë.
 
Po mbështesni PD për Kavajën me këtë qëndrim?
Akoma në Kavajë mbetët ju? Ne vazhdojmë të insistojmë për krijimin e të gjitha garancive, përfshirë edhe opozitën që zgjedhjet të jenë transparente që të gjithë të garojnë dhe të fitojë më i miri. Shqiptarët nuk duhet të ftohen vetëm për të votuar, por edhe për të zgjedhur.
 
Propozimet për Reformën Zgjedhore?
Rezulton i dështuar, pasi nuk ka më vend për të komentuar, në një moment të dytë...

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg