Luan Rama: LSI nuk do marrë
pjesë në zgjedhjet e Kavajës

Luan Rama: LSI nuk do marrë<br />pjesë në zgjedhjet e Kavajës
TIRANE - TIRANE - Pas PD-së që nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës edhe eksponentë të lartë të LSI-së deklarojnë se nuk do të hyjnë në këto zgjedhje vendore.

Në një intervistë për Report Tv, Luan Rama shpreh kundërshti në lidhje me kandidaturën e propozuar nga PS, që sipas tij është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Kjo është një farsë, deklaroi Luan Rama dhe LSI nuk do të bëhet pjesë e saj, pra ta mbështëse atë si koalicion. PS caktoi si kandidate potenciale Silvana Dajën, bashkëshorte e ish-kryetarit të PS Kavajës.
 
"Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimit në zgjedhje dhe qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin, që nuk e bënë.
Nga kjo pikëpamje duke qenë se është jashtë fokusit të situatës dhe meqë zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme mbetet cështje e PS dhe LSI nuk ka pse të implikohet.
LSI nuk merr pjesë në farsë, është e vendosur dhe do të ushtrojë kontributin që të zhvillohen zgjedhje me standarde Europiane.
Absurde që në 2017 një vend i NATO të zhvillojë zgjedhje pa opozitën",
deklaroi ai.

Ne fakt në rastet kur ka zgjedhje të pjesshme, siç ka qenë rasti i Dibrës dhe Kolonjës para pak muajsh, LSI, PDIU nuk janë regjistruar në KQZ, sepse nuk ishin zgjedhje për këshill bashkiak por vetëm për kandidat.

Pra, LSI duhet të kishte kandidat për kryetar bashkie në Kavajë që të regjistrohej në KQZ. Për sa kohë nuk ka një të tillë, nuk ka pse regjistrohet. Njëlloj siçka vepruar edhe në Dibër e Kolonjë, ku LSI, PDIU nuk janë regjistruar në KQZ sepse kanë mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste.

Rastet kur nuk votohet për këshill, nuk kërkojnë që partitë të regjistrohen në KQZ për të mbështetur kandidatin e partisë në koalicion ose jo. Partia regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e pjessshme, vetëm kur ka një kandidat.

Pra, sipas këtij parimi dhe precedentëve Dibër dhe Kolonjë, LSI nuk ka refuzuar Kavajën, por thjesht nuk ka kandidat për Kavajën dhe nuk ka pse regjistrohet në KQZ.

18 qershori, LSI regjistrohet në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e LSI për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
 
Tashmë pas PS pak ditë më parë edhe aleati kryesor koalicionit të majtë është regjistruar për të garuar në zgjedhjet parlamentare.
 
Ndërsa afati i fundit për t'u regjistruar është data 18 Prill, opozita ende nuk është regjistruar dhe ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
 
Prej datës 18 shkurt opozita është në protestë, ndërsa kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike, që sipas saj do të garantojë zgjedhje të lira dhe të 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg