Kandidati për kryetar i LSI Luan Rama që nga Korça është shprehur se nuk duhet heshtur ndaj defekteve në qeverisje, pasi LSI është në qeverisje, por nuk është qeverisja. Ndërkohë që Meta para mediave ka vlerësuar vizitën e ministrit të Jashtëm Panariti në Greqi.
Janë ngritur tonet kritike brenda LSI në lidhje me qeverisjen e vendit, ndërkohë që gara mes Luan Ramës dhe Ilir Metës për kreun e kësaj partie po shkon drejt finishit. Kështu, "sfidanti" i Metës për postin e kreut të LSI, sekretari aktual i kësaj partie Luan Rama që nga qyteti i Korçës ka deklaruar se LSI nuk duhet të heshtë ndaj gabimeve të qeverisjes. Duke vlerësuar punën e Metës si një politikan i suksesshëm me një dimension lidershipi, Rama theksoi se është në të mirën e LSI dhe strukturave të saj një lidership i ri i partisë. Ai vlerësoi përfshirjen e LSI në një koalicion qeverisës për PD në vitin 2009 duke e cilësuar si një veprim politik të një rëndësie të veçantë. Por kandidati për kryetar i LSI, Rama, theksoi se "ne jemi në qeverisje por s'jemi qeveria". Ndaj, sipas tij "atje ku vërtetë është vendi për të kritikuar qeverinë dhe LSI s'duhet të heshtim e të respektojmë kontratën me qeverinë. Kjo pasi LSI duhet të respektojë kontratën me shqiptaret jo vetëm me qeverinë". Nga ana e tij, kandidati tjetër kreu i LSI i është bashkuar Konventes së LRI të mbajtur në qytetin e Lezhës, ku duke iu referuar "Besëlidhjes së Lezhës" Meta ka ftuar të gjithë të rinjtë të bashkohen për integrimin.
Meta ka folur dhe në lidhje me statusin kandidat, ku u ka bërë thirrje partive të vendosin interesat kombëtare, mbi ato partiake kur bëhet fjalë për çështje kombëtare. Ndërkohë më parë kreu i LSI Meta në daljen për mediat, teksa të gjithë prisnin ministrin e Jashtëm, Panariti të bënte bilancet e vizitës në Athinë, ka vlerësuar si shumë të suksesshme vizitë e kreut të diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti në Greqi. "Fakti që ministri Panariti ka kërkuar abrogimin përfundimtar të një ligji absurd, atij të luftës me Shqipërinë, mendoj se është një tjetër hap i rëndësishëm për të larguar hijet e së kaluarës nga marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat duhet të jenë marrëdhënie të ngushta të bashkëpunimit, të mirëbesimit në emër të një të ardhme të përbashkët për dy vendet tona dhe për të gjithë qytetarët tanë", ka qënë deklarata e Metës, referuar qëndrimit të Panaritit në Athinë. Duke bërë me dije se me sa duket ai ka qënë i pari pas shumë vitesh që e ngre këtë çështje, tashmë në prag të marrjes së statusit, pasi në familjen e përbashkët evropiane është absurde që vendet të jenë në gjendje lufte me letra të paktën. Dhe në vijim, kreu i LSI s'ka munguar të vlerësojë qëndrimin e ministrit, përfaqësues i LSI, për zgjidhjen e problemit të kufirit detar me Greqinë. "Lidhur me çështjen tepër të debatuar për një kohë të gjatë, atë të kufirit detar midis dy vendeve, mendoj se qëndrimi i ministrit të Jashtëm ka qenë tepër parimor dhe transparent, ka qenë ashtu sikurse edhe në Tiranë, që kjo çështje do zgjidhet në respekt të Kushtetutës të vendit tonë, në respekt të ligjeve kombëtare dhe të atyre ndërkombëtare", thotë Meta. Për të cilin, kjo tregon vullnetin për të zgjidhur një çështje të tillë me transparencë të plotë dhe në respekt të Kushtetutës së vendit, të vendimit të Kushtetueses, njëkohësisht dhe të ligjit ndërkombëtar. Çështja çame është vlerësuar nga kreu i LSI si një çështje që duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi i shërben bashkëpunimit mes dy vendeve. "Dua të vlerësoj faktin e ngritjes së çështjes çame dhe pronave të shqiptarëve në Greqi në të gjitha takimet zyrtare. Në mënyrë të veçantë dua të theksoj rëndësinë që ka, jo thjesht ngritja por edhe përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje si një hap i rëndësishëm për të forcuar në mënyrë edhe më parimore, edhe më substanciale marrëdhëniet midis dy vendeve. Ngritja e kësaj çështjeje në mënyrë konstruktive, në mënyrë parimore, bazuar në të drejtat e njeriut, bazuar në të gjitha konventat europiane e ndërkombëtare i ndihmon e i forcon marrëdhëniet midis dy vendeve tona", vlerëson Meta qëndrimin e ministrit tonë të Jashtëm Panariti gjatë vizitës në Greqi e takimit me zyrtarët më të lartë grekë. Ai ka thënë se për incidentin me flamurin, Athina zyrtare kërkoi tre herë ndjesë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com