Luan Rama: Pa Aleksandër Lalon
muzika e arti shqiptar më i varfër

Luan Rama: Pa Aleksandër Lalon<br />muzika e arti shqiptar më i varfër<br>
Pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo, ka reaguar në Facebook edhe deputetit i LSI-së, Luan Rama, i cili shkruan se “pa Aleksandër Lalon, muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit”.

Kompozitori Aleksandër Lalo u nda nga jeta pasditen e djeshme pas një arresti kardiak në moshën 68-vjeçare. Lalo i dha kinematografisë shqiptare një pjesë të rëndësishme të saj, muzikën e bukur që e njeh çdo shqiptar.

“Është ndarë nga jeta ai që aq bukur dhe me aq dashuri i këndoi jetës e që na fali gëzim e dashuri me shpirt gjithë jetën e tij”, shkruan Luan Rama.

Statusi në Facebook i Luan Ramës
Pa Aleksandër Lalon, muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit!

Eshtë ndarë nga jeta ai që aq bukur dhe me aq dashuri i këndoi jetës e që na fali gëzim e dashuri me shpirt gjithë jetën e tij!

Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij!

U prehsh në paqe Sandër Lalo ynë, që me muzikën tënde të bukur e shqiptare në ashtin e vet, do të mbetesh një yll i ndritshëm në përjetësi!

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë