Luan Rama:Zgjedhjet pa opozitën
krijojnë probleme me legjitimitetin

Luan Rama:Zgjedhjet pa opozitën<br />krijojnë probleme me legjitimitetin
Kryetari i Grupit të LSI, Luan Rama i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se ka ende kohë që palët të arrijnë një marrëveshje për të kapërcyer ngërçin politik ku është futur vendi.
 
Sipas tij, zgjedhjet duhet të zhvillohen me opozitën, pasi në të kundërt do krijohen probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Eruopian.
 
"Të dy krahët edhe PS edhe PD kanë pasur kohën e nevojshme për mos lejuar që të mbërrijë deri këtu konflikti, për të shfrytëzuar dialogun për të evituar cadrën dhe bojkotin e Kuvendit.
 
Ajo që duhej bërë, por që prapë jemi në kohë, është reflektimi duke i thirrur vetëdijes për të vënë interesat e vendit mbi ato partiake për të lëshuar respektivisht nga pozitat in-extremis ku gjenden për të gjetur një zgjidhje.
 
Vazhdojmë që të insistojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje për të marrë vlerësimin e cdo votuesi. Ka ende kohë për të reflektuar, pasi zgjedhjet pa opozitën do krijojnë probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin.
 
Ne duhet të bëjmë përpjekjet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje
" deklaroi ai.
 
Luan Rama: PD duhet të pranonte ofertën
Luan Rama  vlerësoi paketën që iu ofrua opozitës, ndërsa theksoi se PD gaboi dhe humbi një shans që nuk e pranoi duke mos e vlerësuar realisht.
"Me paketën që refuzoi opozita humbi një shans, pasi duhet ta vlerësonte më realisht. Pavarësisht faktit që u humb një shans, mendoj se ka mundësi edhe për një shans tjetër.
 
LSI insiston që të mos humbasim se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje kësaj situate batutash dhe komentesh, retorikë patetike
" tha ai.

Fushata, Luan Rama: LSI, mazhorancë në qeverisje
Përsa i përket fushatës zgjedhore, Luan Rama deklaroi se LSI do të ketë një rritje spektakolare dhe synon që të jetë mazhorancë në qeverisje.
 
"Rritja e LSI do të jetë spektakolare dhe do të kalojë edhe parashikimet e prognozistëve më entuziastë.
 
Në këtë realitet konflikti, qytetarët do të orinentohen nga maturia, nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve sepse ne si me PD dhe PS kemi shërbyer për të frenuar mendjemadhësinë dhe arrogancën.
 
Ne që e kemi bërë këtë me shumë seriozitet duke qenë pjesë në qeverisje, do ta bëjmë më me shumë seriozitet duke qenë mazhorancë në qeverisje
" deklaroi ai. 

Luan Rama: Kolegji të vendosë mbi bazë të ligjit
Luan Rama ka komentuar edhe ankesën e opozitës në Kolegjin Zgjedhor dhe deklaratën e Denar Bibës, që sipas tij kërkesa është nul për afatin e listave.
 
"Asnjëherë nuk kemi komentuar as vendimet as emrat, pasi janë atribute që i përkasin ligjit dhe nuk kam asnjë pikëpamje të dyshoj, por të besoj që trupa gjyqësore e Kolegjit do të vendosë sipas ligjit dhe Kodit zgjedhor, që gjithcka të jetë brenda kuadrit ligjor" deklaroi ai.
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë