Luan Rama-Tahirit: Ku të përdhunuarat gjykohen, Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Luan Rama-Tahirit: Ku të përdhunuarat gjykohen, Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Luan Rama, Zëvendëskryetari i LSI-së

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama e ka cilësuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si një kriminel moralist, ndonëse ky i fundit deklaroi sot se Gjykata e Katanias e kishte mënjanuar nga dosja "Habilaj".

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se ish ministri i Brendshëm, sikurse edhe miqtë e tij “horra”, është marrë përsipër për t'u mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.

Në notat e sarkazmës, Rama e paralelizon situatën e vendit me një poezi, ku theksi vendoset mbi servilët e të korruptuarit.

Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:
“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim.

Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat,
Ku të marrë e t’urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin rrahin gjokset dhe mburren,
Se luftuan vrimash si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u turren,
 

Luan Rama, Zëvendëskryetari i LSI-së


Lajmi kryesor:

'Meta, Basha dhe Berisha tallnin gurabien me popullin', Vasili i kundërvihet Tahirit: Ti qelbe Shqipërinë me drogë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja