Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pasditen e sotme ndaj deklaratave të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri  të bëra gjatë një konference për shtyp.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili e cilëson Tahirin si “kryerruspien e drogës”. Ai shkruan se ish ministri i Brendshëm është personi i fundit i cili duhet të flasë për këtë çështje, pasi ai është shkaktari kryesor i “qelbjes” së Shqipërisë më drogë. Më tej, Vasili shkruan se bëmat e “sorrës së zezë” i di e gjithë Shqipëria dhe pikërisht për këtë arsye, Tahiri sipas tij do të përballet një ditë me ligjin e njerëzit.

Kryerruspia e droges qe do te fshihet si struci me menderen perjashta. Rruspija u foli sot rilindasve ne emer te pergjimeve erotike dhe te droges te horrave me te cilet bashkeqeverisi nga ai me i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark. Ai qe qelbi Shqiperine me droge,ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral. Moral mocali foli. Sorra u perpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zezē edhe me shume. Shitje e aksioneve te policise te trafikantet dhe tradhetimi i punes se sherbimeve mike,makina, jahte, miliona euro neper makina dhe shtetin ne dispozicion te maskarenjve te droges,keto bema te sorres se zeze i di Shqiperia ane e mbane dhe s'ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa. Ketij hesapi te palare me shqiptaret nuk i shpeton dot sikur te beje edhe si rruspije edhe si çingije.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI-së 

Paraditen e sotme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, teksa po sqaronte para gazetarëve vendimin e gjykatës italiane të Katanias, ka folur edhe për opozitën e sotme dikur në pushtet. Ai sulmoi presidentin Ilir Meta, kreun e partisë demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i cilësuar ata si "tallës gurabie me popullin". 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Luan Rama-Tahirit: Ku të përdhunuarat gjykohen, Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama e ka cilësuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si një kriminel moralist, ndonëse ky i fundit deklaroi sot se Gjykata e Katanias e kishte mënjanuar nga dosja "Habilaj".

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se ish ministri i Brendshëm, sikurse edhe miqtë e tij “horra”, është marrë përsipër për t'u mbrojtur nga kryeministri Edi Rama.

Në notat e sarkazmës, Rama e paralelizon situatën e vendit me një poezi, ku theksi vendoset mbi servilët e të korruptuarit.

Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:
“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim.

Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat,
Ku të marrë e t’urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin rrahin gjokset dhe mburren,
Se luftuan vrimash si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u turren,
 

Luan Rama, Zëvendëskryetari i LSI-së