Njoftimi i saj dukej mjaft serioz dhe thuajse i vërtetë, por në fakt e gjitha ishte e mirë menduar.
“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë…12 vite pa ndaluar…Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, – ka shkruar moderatorja Luana Vjollca në postimin e saj në Instastory. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fansave dhe të medias. E gjitha në fakt ishte 'në kuadër' të ditës së 'I prillit' e njohur si 'dita e gënjeshtrave'.
“Mesazhet tuaja ma shkrin zemrën komplet. Kështu që po ju tregoj se as në mend nuk e kam të ndalem. Jam e bekuar që ju kam. Ideja për këtë ishte e Blerina Rugova. Gëzuar 1 prillin. Hajde se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla për të më kujtuar sa shumë dashuri kam”, – ka thënë Luana më pas.