Të jesh një personazh publik është një përgjegjësi e madhe, pasi përveç se do të vihesh në qendër të vëmendjes për punën tënde sigurisht që edhe paraqitja e jashtme nuk ka pse bën përjashtim. Këtu ja vlen të përmendim persona që mundohen ta tregojnë veten me linja perfekte, me belin e hollë dhe përmasat standarte të një kukulle ‘barbie’.
Një prej tyre është moderatorja Luana Vjollca. Ajo është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndan me ta momente nga jeta e saj personale. Ka nga ata që e duan dhe e komplimentojnë por sigurisht nuk përjashtohen as kritikuesit. Në një foto të publikuar së fundmi, Luana shihet në një ambjent parkingu dhe në pah është vënë beli i moderatores që për hir të vërtetës është shumë i hollë.
Sigurisht që ndjekësve nuk kishte si t’u shpëtonte një pjesë e dorës së djathtë e cila duket e sfumuar, dhe të gjithë e kanë komentuar këtë detaj.
Komentet e bëra në foton e Luana Vjollcës
“E paske zhduk dorën,”- shkruan njëri prej tyre.
“Obobo ç’i paske bërë photoshopit, e paske vdek,”- shkruan një tjetër.
Ose moderatorja ka qenë duke lëvizur dorën, ose është një keqpërdorim i programit për editimin e fotove, dhe ndjekësit kanë të drejtë.