Luana Vjollca ka shkëlqyer në shfaqjen e saj të fundit tek programi argëtues "Shiko kush luan".

Është shfaqur me një fustan pas trupit, ku pjesa e sipërme ishte e zezë me material lateksi e pjesa e poshtme ishte me trëndafila të kuq.

Moderatorja gjithmonë shfaqet ndryshe pas çdo programi.

Në fakt këtë ide Luana ia ka marrë 'pak borxh' modeles së famshme Kendall Jenner, e cila u shfaq me fustanin në ndarjen e cmimeve "Emmy", më 23 shtator.

Fustani i Kendall pjesën e poshtme e ka të gjatë, kurse Luana e ka më të shkurtër, por gjithsesi të dyja duken shumë bukur.

Moderatorja shqiptare është bazuar në një ndër modelet më të fundit në daljen e saj të mbrëmjes së djeshme.

Kendall dhe Luana