Luana Vjollca vs Ilary Blasi/ A e ka kopjuar moderatorja shqiptare ikonën italiane?

Luana Vjollca vs Ilary Blasi/ A e ka kopjuar moderatorja shqiptare ikonën italiane?

Dy moderatoret Luana Vjollca dhe Ilaary Blasi

Ilary Blasi konsiderohet si një nga ikonat më të rëndësishme të televizioneve italiane. Ajo prezanton spektaklin “Grande Fratello VIP” që prej vitit 2016.  Por lë të bëjmë një përmbledhje të vogël të karrierës së moderatores italiane. Blasi e ka nisur karrierën e saj që e vogël teksa u bë pjesë e një reklame për “Panettone Galbusera”, por dalja e saj e parë në programet televizive do të vinte më datë 10 shtator 2001, në “Passaparola”.

Ilary ishte vetëm 20 vjeçe në atë kohë dhe u bë shumë njohur, për të marrë pjesë më pas në formatin muzikor "Top of the pop" në vitin 2003 dhe në shumë programe të tjera. Blasi ka qenë edhe pjesë e formatit televiziv “Le iene”. 37-vjeçarja ka marrë pjesë edhe si aktore në filma të ndryshëm dhe është mjaft e pëlqyer për publikun italian.

Le të ndalemi pak tek moderatorja shqiptare Luana Vjollca. Biondja bukuroshe e ka filluar karrierën e saj në vitin 2007 si velinë dhe më pas prezantoi festivalin “Summer Fest” dhe “Top Fest”. Mirëpo ambiciet e Luanës nuk u ndalën këtu. Ajo u bë më pas me programin e saj “Pa Limit” në Top Channel që u pasua nga “Shiko kush Luan” të cilin e prezanton edhe sot.

Luana ka qenë edhe pjesë e disa reklamave dhe i është futur edhe botës së muzikës ku shpesh herë ka shprehur dashurinë që ka për skenën si këngëtare. Mirëpo teksa po shikonim puntatën e parë të “Grande Fratello VIP” të këtij viti vumë re një ngjashëmri shumë të madhe në mënyrën e prezantimit të Ilary Blasi me moderatoren shqiptare Luana Vjollca.

Përveç paraqitjes së jashtme që për hir të së vërtetës duhet të themi që ngjajnë shumë le të kujtojmë disa pjesë të veçanta, ku gjestet e dy moderatorëve kanë qenë identike.Shumë herë Blasi ulet në skenë për të qenë sa më afër spaektatorëve dhe komunikimin me ta e bën edhe ulur, të njëjtën gjë ka bërë edhe Luana në shumë raste. Mënyra e të folurit me kamerën, me njerëzit në studio, gjestet, e qeshura, mimika shumë gjëra janë të njëjta. Pasi të shikoni me kujdes pamjet e dy programeve do të jeni në të njëjtin mendim me ne. Dhe lind pyetja, a e ka kopjuar Vjollca Blasin apo është një rastësi e madhe gjithë kjo ngjashmëri?!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë