Dikur në një film western apo “me kaubojs” siç i thoshim atëkohë, që e kam parë në adoleshencë, Kirk Douglas-it i vrasin gruan, një indiane amerikane. Bashkë me vjehrrin i vihen në ndjekje vrasësve dhe dikur i kapin. Më lër t’i vras unë, i thotë vjehrri i tij indian, sipas riteve tona.
Do të zgjasë disa orë derisa të vdesin. Jo, ia kthen Douglas, do t’i vras unë sipas riteve tona: Do t’i çoj në gjyq, ku pas disa muajsh do të dënohen me varje; pastaj do të presin edhe disa muaj të tjerë faljen që nuk do vijë kurrë, duke parë ekzekutimin çdo natë në ëndërr, sesi litari iu shtrëngon fytin, dhe unë do interesohem që ekzekutimi të bëhet sa më vonë që netët e tyre të zgjasin sa më shumë. Se ekzekutimi yt të vret vetëm trupin kurse ky imi të merr shpirtin, ia kthen Douglas.
Katër vite më parë një gazetar më pyeste për reformën dhe përgjigja që ishte edhe perceptimi se “SPAK është krijesë nga dhe për amerikanët dhe se këtyre të fundit vetëm ky iu interesonte realisht kurse kusuri jo dhe aq”. E sotmja po tregon që prokuroria e zakonshme po vret miza ndërsa ajo që po asfalton gjithë gungat e tridhjetë e kusur viteve tranzicion është SPAK-u.
Me avashllëkun dhe pamëshirshmërinë e një ruli kompresor, ai ka futur në ankth gjithë klasën politike të këtyre dekadave. Shumica e tyre presin se kur do iu trokasë në derë OPGJ. Trimat e dikurshëm që të shkelnin me këmbë nuk iu ndihet më zëri. Më trimi prej tyre, Berisha, ka nisur të kapet pas marifeteve ligjore.
Bubullimat e dikurshme të tij lëshohen edhe mbi Millonain dhe Krajën por janë bubullima nga ato që nuk sjellin shi dhe nuk kanë më gjëmimin e qëmotshëm. Duket frika pasi ka filluar kërkon edhe shokë për t’i nxjerrë përpara rulit. Kërkon revolucione e përmbysje por puna është që në të tilla raste kur bëhet fjalë për para, askush nuk ta qan hallin madje as shumë prej atyre me të cilët i ke ngrënë.
Ajo që kërkonte me aq ngulm nga amerikanët, fakte pse ishte “non grata”, po ia servirin në formë fletëthirrjesh dhe kjo është forma më e keqe. Është forma amerikane e zbatimit të ligjit që të ankthon deri në atë pikë sa ti thua më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.
Por ky stili amerikan i qasjes së fundit nuk të le as lavdinë e rënies në fushëbetejë por vetëm të turpit ku lëkundesh në një konop dhe të varrosë vorraxhiu i historisë. Ajo që nuk dinim ne është se gjithë ai trim që të vriste dhe mburrej për këtë nëpër ekrane, që të shante lavire e drogaxhi, tani paska frikë nga një copë letër. Ne e dinim luan, por paska qenë lepur.
Nuk eshte lepur, por nje kermill qe zvarritet ne jarget e veta. Llumi vete.
PërgjigjuEshte tronditese qe persona me background si shkruesi perdorin le nje gjuhe mediokrre e aspak etike por akoma me keq te genjeshter. Sistemi amerikan, jo ai i filmave qe shikon autori, ka nje gjykate para se ciles jane barabar te gjithe. Prokuror e i akuzuar. Zbatimi i ligjit ne SHBA si e ilustron autori eshte tipike per regjimet diktatoriale. Ose si duket per shkak te injorances nuk e dallon zbatimin e ligjit nga dhenia e drejtesise. E para i neneshtrohet te dytes. Para ligjit nuk ka luaner e lepuj, por pale dhe proces te rregullt ligjor. Zot na ruajc nga histeria enveriste.
PërgjigjuAh, po sigurisht. Dhe jo vetem te Berishes, por te gjithe larot e Hoxhes, Alise, Nanos, Metes dhe patjeter Rames, ke te drejte "Den" cenmadhi-jargavituni e mjamullini qe cke me te.
Zoti na ruajt sidomos nga histeria e larove te tredhur dhe mercenare te berishes .Por si te tredhur qe jeni vetem sa jargaviteni dhe mjaullini,me shume nuk beni dot gje .Mbaroi epoka shpellare