Meksika është fituesja e kupës së Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore pasi mbrëmë ka mposhtur me rezultatin 1-0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finalen e zhvilluar në Çikago. Një trofe që e çon në kuotën e tre të tillëve Meksikën, duke qenë kombëtarja që e ka fituar më shumë herë kompeticionin.
Finalja u vendos në minutat e fundit të kohës së rregullt me Jonathan dos Santos që shtyu topin në rrjetë pas një krosimi perfekt nga Jimenez.
Përveç golit Meksika ishte superiore përgjatë gjithë takimit edhe pse luante pa trey jet e sulmit si Chicharito Hernandez, Corona dhe Lozano. Amerika e cila shkoi deri në finale ishte fituesja në fuqi e kompeticionit.